Spinach And Ricotta Tart Recipe-Tortë Me Spinaq Dhe Ricotta

Spinaqi është një nga perimet jeshile që ne gatuajmë në recetat tona gjatë gjithë vitit, por më tipike mbeten gatimet me spinaq gjatë stinëve të ftohta. Sot duam të ndajmë një Recetë të Tortës Me Spinaq Dhe Ricotta. Një recetë shumë e thjeshtë dhe një vakt i shëndetshëm edhe për bebat dhe fëmijët e vegjël. Mund ta përgatisni në një tavë të vetme, ose edhe në tartina të vogla duke përdorur forma pjekje për muffins apo kekëve të vegjël. Na ndiqni për detajet.

Simple Cannelloni Recipe-Kaneloni Të Mbushura Me Spinaq Dhe Rikota

Spinach And Ricotta Meatballs-Qofte Me Spinaq Dhe Rikota

Përbërësit për një tavë keku 22-24 cm

  • 300 g spinaq
  • 100 g rikota ose gjizë pa kripë
  • 100 g proshutë e pjekur
  • 2 vezë
  • 150 ml qumësht
  • Pak kripë (për fëmijët e vegjël mos shtoni, osë shtoni një lugë të vogël djath Parmigiano)
  • 1-2 lugë vaj ulliri

Përgatitja

  1. Spinaqin e blashërojmë në një tenxhere me ujë që vlon për 1-2 minuta, e kullojmë mirë dhe e grijmë me një thikë imët.
  2. Në një tas do të përziejmë spinaqin, proshutën në copa dhe gjizën. Hedhim dhe pak kripë dhe vaj ulliri dhe i përziejmë. Këtë masë do e heshim në format ose formën që keni zgjedhur për pjekje të cilën e kemi lyer me gjalp ose vaj më parë.
  3. Në një tas tjetër do të rrahim vezët dhe shtojmë qumështin, i përziejmë mirë dhe këtë përzierje e hedhim sipër spinaqit.Spinach And Ricotta Tart Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do e pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë Celcius për 20-25 minuta, sa të mbikset mirë dhe të marri një ngjyrë të artë.
    E lëmë të ftohet, e vëndosim në një pjatë dhe e shërbejmë të ngrohtë.Spinach And Ricotta Tart Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Ne ju mirëpresim të ndani me ne opinionin tuaj si dhe ta ndani këtë recetë me miqtë tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment