Qoftet Me Spinaq Dhe Rikota janë një recetë vegjetariane, dhe mund të gatuhen në disa mënyra duke ndërthurur spinaqin me produktet e qumështit, por shumë të shijshme dalin edhe nëse gatuhen me mish pule për të gjithë ata që duan një recetë me më shumë përbërës dhe nuk e gatuajnë dot qoften pa mish. Sot ne do sjellim versionin vegjetarian, thjesht, shpejt, dhe shijshëm. Mund ti konsumojmë të ngrohta por edhe të ftohta deri ditën e nesërme janë njësoj të shijshme. Gatim shumë i mirë për tu marrë me vete në punë, piknik, etj.
Ju mund te provoni edhe Torte me Spinaq dhe Ricotta.
Përbërësit
- 250 g spinaq
- 200 g rikota ose gjizë
- 50 g djath i grirë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 vezë
- Majdanoz i freskët i grirë
- 50 g bukë e thërrmuar plus tjetër për lyerjen nga jashtë
Përgatitja
- Spinaqin e kemi larë mirë, gatuar në tigan të grirë në copa, ose blashëruar 2-3 minuta në ujë të valuar me kripë.
- Mund ta grini imët me thikë spinaqin, ose na kaloni në një grirëse, duke u kujdesur që ti heqim ujin e tepërt më parë.
- Në një tas do shtojmë gjithë përbërësit, do i përziejmë mirë të formohet një masë homogjene.
- Ndezim furrën në 200 gradë dhe do përgatisim një tavë për pjekje me letër furre.
- Do ti japim formë qofteve me duar dhe i kalojmë në bukë të thërrmuar dhe më pas në tavë.
- Do i pjekim në furrën e nxehur për 25-30 minuta sa të marrin ngjyrë të artë.
- I lëmë të ftohen pak dhe i shërbëjmë të vakëta ose të ftohta plotësisht.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”