Spaghetti Amatriciana Recipe-Makarona Spageti Amatriciana

Gatimi i makaronave është një nga kategoritë që pëlqej pikërisht për pafundësinë e recetave dhe mundësitë që kemi të përdorim qoftë receta origjinale dhe tradicionale ashtu dhe dhe fantazinë tonë. Sot duam të ndajmë Makarona Spageti Amatriciana, një recetë italiane që ne në familje e pëlqejmë. Kjo recetë ka për bazë kombinimin e proshutës apo pjesës së faqes së derrit me djathin pekorino. Mënyrat e gatimit variojnë, ku disa preferojnë ta gatuajnë më qepë salcën dhe disa jo. Unë po ju sjell salcën me qepë, e cila është shumë e shijshme.
Kjo është një pjatë tipikë për ditë të ftohta vjeshte dhe dimri.

Përbërësit për 4 Përsona

  • 400 g Makarona Spageti
  • 150 g proshutë ose faqe derri
  • 70 g djath Pecorino
  • 1 qepë
  • 1 thelp hudhër
  • 1 spec sjegës
  • 2-3 domate të kuqe të pjekura mirë
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Mbushim një tenxhere për gatimin e makaronave me ujë dhe e vendosim të ziejë.
  2. Me ndihmën e një thike do të presim proshutën në copa duke eleminuar pjesën e djamit, ose dhe mund të blini prodhutë në kube gati.
  3. Në një tigan, do të hedhim proshutën bashkë me specin djegës dhe do i lëmë të skuqet në yndyrën e saj, pa shtuar yndyrë tjetër.
  4. Ndërkohë, do të grijmë qepën dhe hudhrën hollë, duke eleminuar zemrën e kësaj të fundit.
  5. Heqim proshutën mënjanë, dhe në yndyrën e saj, do të hedhim qepën dhe hudhrën të skuqen derisa të zbuten. Do të shtojmë dhe domatet e pastruara nga lëkura dhe të grira në renden, pak kripë dhe do i lëmë të ziejnë së bashku derisa qepa të mos kërcasë në gojë.Spaghetti Amatriciana Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë do të shtojmë kripë në ujin që vlon dhe do të hedhim makaronat, duke llogaritur që minutën e fundit të zierjes ta përfundojnë në tiganin e salcës.
  7. Do të shtojmë proshutën tek salca, dhe do e rregullojmë salcën me kripë dhe piper.
  8. Sapo makaronat përfundojnë zierjen,i kullojmë dhe i kalojmë në tiganin e salcës të përfundojnë zierjen dhe të marrin shijen e salcës. Shtojmë vaj ullliri, i cili nuk mungon asnjeherë në përfundim të pastave.Spaghetti Amatriciana Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I shërbejmë të ngrohta dhe shtojmë mjaftueshëm djath pecorino në pjatën e secilit.Spaghetti Amatriciana Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment