Biskota Me Mjalt është një recetë shumë e shijshme dhe e thjeshtë, që nuk duhet ta lini pa e provuar. Tani po hyjmë në stinët e ftohta dhe biskotat me mjalt për të shoqëruar çajin apo pije të tjera të ngrohta nuk duhet të mungojnë.
Mjalti është një produkt shumë i ushqyeshëm për organizmin tonë. Duhet ta konsumoni rregullisht gjatë vjeshtë- dimër për një imunitet sa më të mirë.
Ju mund të provoni edhe recetën tjetër të biskotave tona me mjaltë.
Përbërësit
- 500 g miell
- 100 g mjalt
- 100 g gjalp i shkrirë
- 120 g sheqer
- 1 vezë
- 40 ml qumësht
- 1 pako fryrës
- 1 lugë çaji kanellë
- Pak kripë
Përgatitja
- Do të nisim nga puna dhe si fillim do të shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të arrijë temperaturë të ambientit.
- Ndërkohë do të përziejmë vezën me mjaltin dhe sheqerin.
- Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen. Aty do të shtojmë edhe kanellë.
- Do të shtojmë miellin dhe fryrësin të cilat i kemi situr më parër të përziera së bashku.
- Nisim të formojmë brumin dhe shtojmë qumështin, disa lugë, mesatarisht 3-4 lugë gjelle.
- Brumin e formuar e lëmë 15 minuta të pushojë në temperaturë ambienti.
- Mund ta hapim dhe direkt në një petë 5-7 mm të trashë. Për ti dhënë formën sipër përdora një rrahëse mishi të dhëmbëzuar.
- Pasi i presim biskotat në forma, dhe përpara se ti pjekim i fusim në ngrirje të rreshtuara në tava me letër furre për 10 minuta.
- Nxehim furrën në 180 gradë dhe i pjekim biskotat për 10-12 minuta. Dalin shumë të mira dhe jo shumë të ëmbla. Ideale për të shoqëruar kafen ose çajin tuaj.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.