Smoked Meat And Leek Casserole-Presh Tavë Me Mish Të Tymosur

Presh Në Tavë Me Mish Të Tymosur ështe një recetë shumë e shijshme, një pjatë e dytë që shijon shumë në vaktet e dimrit. Kjo është një recetë që mund ta gatuajmë për drekë gjatë javës, e pasur në vlera ushqyese për gjithë familjes.

Duke qenë se preshi është një nga perimet e stinës, kjo është një mënyrë shumë e këndshme për ta gatuar.

Ju mund të provoni edhe Presh me pistil.

Përbërësit

  • 1 kg presh
  • 200 g mish i tharë i tymosur, ose pastërma
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • Salcë domatesh 2-3 lugë
  • Dafinë
  • Kripë e piper
  • Limon

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë preshët dhe i lajmë me kujdes sepse ndërmjet gjetheve ka dhe. Do të përdorim pjesën e kërcellit dhe jo gjethet per këte recetë.
  2. Preshët i presim në rrota- rrota 1.5-2 cm dhe i mbajmë veç.
  3. Presim qepën hollë dhe karrotën në kuba.
  4. Në një tenxhere apo tigan të thellë që nuk ngjit, do i kavërdisim qepën dhe karrotën me vaj ulliri për disa minuta.Smoked Meat And Leek Casserole-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë edhe mishin e tymosur të prerë në copa të vogla dhe preshin e copëtuar dhe i kavërdisim bashkë për disa minuta.
  6. Shtojmë dhe pak kripë dhe e mbulojmë me kapak që të zbuten shpejt.Smoked Meat And Leek Casserole-Family Cooking Recipes
  7. Pasi ti kemi përzierë disa herë dhe të shohim që jane zbutur mjaftueshëm, shtojmë salcën e domateve. Shtojmë edhe gjethet e dafinës dhe piper të zi.
  8. Do të shtojmë edhe ujin ose lëng mishi sa të mbulohet.Smoked Meat And Leek Casserole-Family Cooking Recipes
  9. E lëmë të ziejë për 10 minuta të mbuluar.Smoked Meat And Leek Casserole-Family Cooking Recipes
  10. Ndërkohë kemi nxehur furrën në 200 gradë. E hedhim përgatitjen në një tavë furre dhe e fusim në furrë për 40 minuta.
  11. Në fillim e mbulojmë tavën me letër alumini dhe e heqim nga fundi i gatimit. Kjo do të bëjë që preshi të gatuhet shumë mirë dhe në fund të marri ngjyrën e kuqërremtë sipër.
  12. E shërbejmë preshin e gatuar në tavë të ngrohtë me feta limoni dhe me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë!Smoked Meat And Leek Casserole-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment