Salmoni është një nga peshqit që duhet konsumuar në familje për vlerat e larta ushqimore që mbart. Sot duam ta sjellim në një tjetër mënyrë të gatuar. Do të ndajmë për ju sot, Supë Salmoni Me Perime, një pjatë e parë shumë e shijshme për një drekë apo darkë me prodhime deti, apo edhe pjatë unike kur duam të konsumojmë një vakt të lehtë, shoqëruar me një sallatë të stinës.
Në këtë stinë ndodh që ne amvisat ndihemi në vështiresi se çfarë të gatuajmë për familjen tonë. Por mos u sikletosni, sepse gjithmone ka zgjidhje dhe mundësi. Duhet vetëm të vini në punë fantazinë dhe Ne jemi këtu për tu ndihmuar. Kjo është një supë e shpejtë, e shijshme dhe shumë e ushqyeshme për të gjithë familjen.
Ju mund të provoni edhe Salmon Të pjekur Me Perime, apo Quiche Me Salmon.
Përbërësit
- 1 qepë
- 200 g salmon
- 1 karrotë
- 2 patate
- 1 kungull
- 1/2 brokoli
- Majdanoz, kripë e piper
- Vaj ulliri.
- Limon
Përgatitja
- I lajmë perimet dhe i presim në kubik.
- Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim vaj ulliri dhe kavërdisim qepën sa të zbutet.
- Shtojmë karrotën dhe kungullin dhe i përziejmë.
- Shtojmë pataten dhe pasi ti kaverdisim të gjitha për 2 minuta, do të shtojmë ujin dhe e lëmë të vlojë. I shtojmë kripë dhe brokolin e copëtuar në copa të vogla.
- Shtojmë salmonin të cilin e kemi pastruar në fileto dhe prerë në kubik. Duhet të kemi kujdes që peshku të mos ketë hala dhe i pastruar nga lëkura. Mund ta shtoni edhe në momentin e kavërdisjes së perimeve, por mund ti prishet forma duke qenë që salmoni ka një kohë të shpejtë gatimi. Në këtë mënyrë edhe perimet do të gatuhen në të njëjtën kohë si peshku.
- Pasi të zjej për 15 minuta, supa është gati.
- E rregullojmë me piper, majdanoz dhe lëng limoni. I shtojmë edhe pak vaj ulliri në momentin e servirjes dhe e servirim të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na vizitoni dhe ndiqni faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje lidhur me recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.