Supa Krem Me Karrota është një nga recetat më të thjeshta që mund ta gatuajmë në çdo stinë të vitit. Kjo është një recetë e lehtë dhe me pak përbërës mund të shijojmë një pjatë të ngrohtë plot shije dhe të shëndetshmë për gjithë familjen. Përgatitja është e thjeshtë, perimet gatuhen të gjitha për rreth 20 minuta dhe frulohen për një pjatë të parë delikate, të cilën mund të zgjidhni ta përgatisni në ëmbëlsinë që ofron karrota, apo ta bëni pikante duke shtuan xhinxher, apo edhe më djegëse duke shtuar spec djegës. Mjafton të përgatisni bazën dhe gjithçka ngelet në shijen tuaj për servirjen.
Ju mund të provoni edhe Supë me patate te ëmbël apo Supe Krem Kungulli.
Përbërësit
- 500 g karrota të pastruara
- 1 patate
- 1 degë selino
- 1 qepë e bardhë ose e kuqe
- Kripë, piper, vaj ulliri
- 1 dado vegjetale
- 1 kg brodo vegjetale ose ujë
- Lëng limoni, xhinxher i freskët, spec djegës
- Copa buke krokante
Përgatitja
- Do ti lajmë perimet mirë, do ti pastrojmë nga lëkura dhe i presim në kubikë mesatar. Copat e perimeve nuk i presim shumë të mëdha që të gatuhen shpejt. Për një shije më të ëmbël mund të përdorim qepë të kuqe në vend të qepës normale.
- Në një tenxhere do të shtojmë ujë ose lëng perimesh, shtojmë një dado vegjetale, dhe perimet e prera në kubikë. Do i ziejmë me zgjarr mesatar me kapak mbuluar për 20-25 minuta.
- I lëmë të ftohen pak, dhe i frulojmë me një blender apo grirëse kuzhine.
- E vendosim sërish supën në tenxhere, dhe e rregullojmë me kripë, piper, dhe vaj ulliri.
- Për një shije më pikante do të grijmë 1-2 cm xhinger të freksët me nje rende dhe do e përziejmë me lëngun e një limoni. Këtë përzierje do ja shtojmë supës. Nëse e doni më pikante do të shtojmë spec djegës pluhur, ose mund të konsumojmë spec të freskët djegës kur shijojmë supën në mënyrë individuale.
- Bukën krokante e përgatisim duke prerë bukë jo të freskët në kubikë, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza të ndryshme, rigon, trumëz, nenexhik. Bukën e kalojmë në një tigan, ose i pjekim në furrë për disa minuta në një tavë të veshur me letër furre.
- E shërbejmë supën të ngrohtë, me copa buke krokantë sipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndini dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të komentoni, lini pyetjet tuaja, apo ndani këtë recetë me miqtë tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.