Kjo recetë e Makaronave Linguini me Karkaleca Skampi Dhe Domate të Freskëta është një tjetër recetë e shijshme verore, që ne duam ta ndajmë me ju sot.
Edhe pse kemi ndarë receta të tjera me karkaleca, duhet të dini se çdo produkt i detit ka shijen e tij të veçantë duke na dhënë mundësinë të gatuajmë pjata shumë të shijshme dhe unike. Kjo është një pjatë e parë dhe shumë e shijshme për një vakt dreke apo darke.
Përbërësit për 5-6 Persona
- 500 g linguini
- 10 -12 skampi
- 3-4 domate të medha të kuqe
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë,piper, vaj ulliri
- Majdanos dhe borzilok i freskët
- Spec djegës nqs ju pëlqen
Përgatitja
- Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë për zierjen e linguineve.
- Pastrojme skampit duke i prerë në mes me një thike kuzhine në mënyrë gjatësore, u heqim zorrën që kanë në shpinë dhe i shpëlajmë me kujdes në ujë të rrjedhshëm.
- I kalojmë në një tigan me vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër për 3-4 minuta në zjarr të mesëm.
- Veç në një tigan tjetër të thellë hedhim disa lugë vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër dhe shtojmë domaten e grirë në rende ose ne kubik dhe e gatuajmë derisa të na formohet një salcë e përshtatëshme.
- Do të duhen përafërsisht 15 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë kripë e piper dhe disa gjethe borzilok. Kjo salcë mund të përdoret edhe vetëm kështu me spageti.
- Bashkojmë salcën me karkalecat skampi dhe i gatuajmë së bashku në zjarr të ulët për 3-4 minuta që të marrin shijen e njëra- tjetrës. Shtojmë edhe majdanoz të grirë imët.
- Ndërkohë linguinet i kemi vënë të ziejnë në tenxheren me ujë të valuar dhe kripë. Do i ziejmë 1-2 minuta me pak se koha e paketimit.
- I kullojmë makaronat dhe i shtojmë te salca duke i përzierë bashkë me salcën për 1-2 minuta. Shtojmë dhe pak nga uji i zierjes së makaronave që salca të jetë pak e lëngëshme. I rregullojmë me të gjitha erëzat dhe vaj ulliri e piper.
- I shërbejmë të ngrohta, në një pjatancë të madhe në mes të tavolinës për një dreke familjare.
Ju bëftë mirë!
Jeni të mirëpritur të lini pyetjet apo komentet tuaja më poshtë. Në do ju përgjigjemi shpejt.
Faleminderit
Irinda