Shrimp Linguine Pasta Recipe-Linguine Me Karkaleca Dhe Krem Kungulli

Kjo recetë e makaronave Linguine Me Karkaleca Dhe Krem Kungulli është një pjatë e parë delikate për një vakt dreke apo darke në familje. Më pelqen shumë kungulleshka, pikërisht se kombinon shumë mirë në receta si me produktet e detit, bulmetrat, apo produktet e mishit. Kombinimi me karkalecat është shumë i mirë për një shije të përkryer deti, sidomos në stinën e verës.

Përbërësit- 4 Persona

  • 400 g linguine
  • 2 kunguj jeshil
  • 300 g karkaleca
  • Vaj ulliri, kripë dhe piper, majdanoz, hudhër

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe për makarona, shtojmë ujë dhe e vendosim të vlojë. Ndërkohë fillojmë edhe përgatitjen e salcës.
  2. Grijmë kungujt në feta të holla.
  3. Marrim një tigan për përgatitjen e salcës she shtojmë vaj ulliri.
  4. Shtojmë një thelb hudhre të qëruar, dhe lëmë hudhrën per 1-2 minuta të lëshojë aromën tek vaji. Shtojmë 1/3 e kungujve të prerë në tigan dhe i përziejmë për 2-3 minuta sa të zbuten.Shrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Pjesën tjetër të kungujve do e grijmë në një grirëse kuzhine. Fusim kungujt në grirëse, shtojmë majdanozin, vaj ulliri, dhe i grijmë së bashku deri sa të formohet një masë kremoze.Shrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë shtojmë kripën tek uji që po vlon dhe linguinet, duke pasur parasysh që ti zjejmë 2-3 minuta më pak, pasi zierjen do e përfundojnë tek salca.
  7. E shtojmë kremin e kungujve në tiganin ku po përgatisim salcën dhe shtojmë dhe pak ujë nga ai që po ziejnë linguinet dhe e lëmë mënjanë.Shrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Në 1 tigan tjetër kavërdisim karkalecat e pastruar me pak vaj ulliri për 3-4 minuta dhe i shtojmë tek tigani i salcës dhe i vendosim përsëri në zjarr për 2 minuta të gjithë përbërësit sa të marrin shije.Shrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking RecipesShrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Ndërkohë i kemi zierë linguinet al dente, i kullojmë dhe i shtojmë te salca e kungullit. Shtojmë dhe pak ujë nga i zierjes nëse ka nevojë, pasi salca duhet të jetë e lëngshme. I përziejmë mirë linguinet me salcën për 1-2 minuta. Shtojmë majdanoz të grirë, piper, vaj ulliri dhe i shërbejmë menjëherë.Shrimp Linguine Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit për komentet, pyetjet, dhe për suportin tuaj duke e ndarë recetën me miqtë tuaj.

Leave a Comment