Sea Bream Recipe-Kocë Me Portokall

Koca është një nga peshqit që e gjeni gjerësisht të freskët në treg si të egër ashtu edhe të kultivuar në rezervate të peshkut të krijuara në abitate të ngjashme me rritjen natyrore të Kocës së egër.
Ҫmimi varion në bazë të kualitetit dhe madhësisë së saj si dhe koca e egër shitet më shtrenjtë se ajo e kultivuar. Kuptohet që secili nga ne do të blejë atë varietet apo kualitet të kocës që i ofron edhe buxheti, por e rëndësishme që gjithmonë të synojmë të blejmë peshk të freskët.

Kjo recetë është shumë e shijshme, e lehtë dhe e shpejtë për tu realizuar dhe jua rekomandoj për një drekë familjarë apo edhe nëse doni të përgatisni një vakt personal me bazë peshku.

Ju mund të lexoni edhe receta tona të ngjashme peshku si më poshtë

Përbërësit Për 1 PersonSea Bream Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 kocë 300-400 g
  • 1 portokall
  • 1 limon i verdhë
  • 1-2 lugë gjalp temperaturë ambienti
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë kocën nga luspat dhe pjesa e barkut, e shpëlajmë mirë, dhe e thajmë me letër kuzhine.
  2. Do e shijojmë me kripë dhe pipër nga të dyja anët dhe pjesa e barkut.
  3. Me një renden do grijmë një pjesë të lëkurës së portokallit dhe të limonave dhe do i përziejmë mirë me gjalpin, kripë dhe piper të bluar në moment sa të na bëhët një krem gjalpi i aromatizuar. Sea Bream Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në shpinë të kocës do të bëjmë dy ose tre prerje me thikë, do të aplikojmë gjalpin e aromatizuar me lëkurat e portokallit dhe limonit, duke bërë që gjalpi të hyjë në brendësi. Kur gjalpi të shkrijë gjatë pjekjes do ti japim peshkut aromën e agrumeve dhe do e mbajë peshkun të butë.Sea Bream Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë portokallin dhe limonin i presim në feta dhe një pjesë i vendosim në barkun e kocës, në sipërfaqe të saj, dhe rreth tij në tavën ku do e pjekim.
  6. Do e pjekim kocën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta sa të shkrijë gjithë gjalpi dhe në sipërfaqe të marri një ngjyrë të lehtë të artë. Nëse furra juaj ka një program automatik të programuar për pjekjen e peshkut ju rekomandoj ta përdorni pasi e pjek peshkun shumë të butë.Sea Bream Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Pasi peshku piqen e shërbejmë të ngrohtë. Mund edhe ta shërbeni të pastuar në fileto.

Ju bëftë mirë!Sea Bream Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona duke shijuar dhe komentuar këto receta në këtë faqe apo në rrjetet sociale. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment