Savory Zucchini Cake-Tortë E Kripur Me Kungulleshka

Edhe pse jemi në vjeshtë, kungulleshka ngelet një prej perimeve që e konsumojme dhe gatuajmë gjerësisht në recetat tona, kështu që sot do të ndajmë një recetë të Tortës Së Kripur Me Kungulleshka. Tortat e kripura janë shumë të shijshme, një zgjidhje e shpejtë për një darkë, piknik, pasdite, duke kombinuar përbërësit që na pëlqejnë apo edhe çfarë na ndodhet në frigorifer.
Receta është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha shumë e shijshme. Në shtëpinë time nuk tepron për të nesërmen.

Përbërësit

  • 200 g kungulleshka
  • 2 vezë
  • 100 g gjizë
  • 100 g proshutë
  • 50 g djathë i grirë
  • 120 ml vaj ulliri, ose mund ta zëvendësoni një pjesë me gjalp
  • 200 ml qumësht
  • 250 g miell
  • 50 g niseshte
  • Kripë
  • ½ pako fryrës për ëmbëlsirat dhe 1 lugë kafe sodë buke

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë.
  2. Pasi i kemi larë dhe fshirë kunkujt, do i grijmë në një renden dhe i shtojmë në një tas të thellë.
  3. Shtojmë dhe përbërësit e tjerë me radhë, vezët, djathin e grirë, gjizën, proshutën në copa, kripë, vajin, qumështin, dhe i përziejmë mirë. Në një tas tjetër përziejmë, miellin dhe niseshtën e situr me fryrësin dhe sodën dhe i shtojmë tek përbërësit e lëngshëm, duke i përzierë sa të na formohet një masë homogjene dhe mielli të përzihet tërësisht.
  4. Ndërkohë përgatisim dhe tavën për pjekje, duke ë lyer me pak gjalp dhe miell. Hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim të piqet në furrën e ngrohur më parë për 40-45 minuta.Savory Zucchini Cake-Family Cooking Recipes
  5. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak, e transferojmë në një pjatë servirjeje dhe e lëmë të ftohet përpara se ta konsumojmë. E shërbejmë të vakët.Savory Zucchini Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Savory Zucchini Cake-Family Cooking Recipes

Faleminderit që po provoni edhe një tjetër recetë nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur të komentoni recetën në formën më poshtë dhe ta ndani atë me miqtë tuaj.

 

Leave a Comment