Rosnica-Thërrime Me Zog Fshati

Rosnica ose Thërrime siç i quajmë në Përmet është një pjatë tradicionale që në zonën tonë preferohet shumë. Shumë kohë më parë gjyshja ime e gatuante këtë pjatë për mysafirët dhe për familjen dhe të gjithë e pëlqenin shumë. Unë i rrija pranë sa herë që ajo e gatuante këtë recetë duke e ndjekur me vëmendje në çdo hap. Ajo përdorte zog të freskët fshati nga ata që rriste vet dhe gatimi kishte një shije unike. Kjo pjatë ka pak përbërës, që gjenden përherë në kuzhinë, por gjyshet tona kanë ditur të përgatisin pjata shumë të shijshme edhe me pak përbërës. Në qoftë se gjeni një zog të freskët fshati atëherë ju sugjerojmë ta gatuani me këtë recetë. Në pamundësi ju mund ta gatuani me pula të freskëta të rritura në kushte sa me natyrale. Unë do ta përgatis ashtu si e gatuante gjyshja ime.

Përbërësit për 4-6 PersonaRosnica-Family Cooking Recipes

  • 200 gr miell
  • 1 vezë
  • 1 zog i freskët i plotë ose pule
  • Kripë
  • Gjalp i kripur
  • Hudhër dhe limon
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Lajmë pulën dhe e presim në copa.Rosnica-Family Cooking Recipes
  2. Në 1 tigan të thellë të madh, hedhim gjalp dhe vaj ulliri dhe copat e pulës të thara nga uji i tepërt dhe i kavërdisim derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Rosnica-Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë vec, në 1 tas qelqi hedhim miellin kripën dhe vezën dhe i përziejmë duke i kaluar nëpër duar me lëvizje rrotulluese që të na formohen rosnicat kokërra të vogla brumi.Rosnica-Family Cooking Recipes
  4. Rosnica-Family Cooking RecipesRosnicat do ti kavërdisim në tiganin ku skuqëm mishin derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Rosnica-Family Cooking RecipesRosnica-Family Cooking Recipes
  5. Hedhim ujë të valuar dhe shtojmë dhe mishin e pulës dhe e ziejmë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta.Rosnica-Family Cooking Recipes
  6. Në fund i hedhim hudhra të shtypura dhe lëng limoni.
  7. Veçmas në një tjetër tigan, shkrijme gjalpin dhe e hedhim në pjatën kur servirim Rosnicat e ngrohta.

Ju bëftë mirë!

Shënim:

Nëse kemi pulë të madhe mund të kërkojë më tepër kohë zjerje, ose për një gatim të shpejtë ju mund të zgjidhni të zieni pulën veçmas më parë.

Faleminderit që zgjodhët sërish një tjetër recetë të traditës Përmetare.

Irinda

Leave a Comment