Rolled Eggplant Recipe-Patëllxhanë Role

Kjo recetë e Patëllxhanëve Role është e thjeshtë dhe një mënyrë e këndëshme she ndryshe për të shërbyer patëllxhanin. Kjo pjatë mund të gatuhet si recetë vegetariane duke përdorur vetëm perime, por duke shtuar mish të grirë ajo bëhet shumë mirë një pjat kryesore për vaktin tuaj. Kjo është një pjatë furrë që ju mund të përgatisni për gjithë familjen ose dhe për një ose dy racione duke përdorur tava personale.

Përbërësit për 1-2 Persona

  • 2 patëllxhanë
  • 100 g Mish i grirë viçi
  • 1 qepë
  • 1/4 karrotë
  • 1/2 spec i kuq
  • 1/2 Kungull jeshil
  • 1-2 domate të pjekura
  • 2-3 tbsp salcë domate
  • Kripë, piper, van ulliri, majdanoz.
  • 100 g djath i grirë Parmigianino

Përgatitja

  1. Lajmë patëllxhanët, eleminojmë bishtin dhe majën dhe i presim në feta jo shumë të holla, i kriposim pak dhe i lëmë të pushojnë në ujë me kripë, që tu dalë edhe hidhërimi që kanë.
  2. Nxehim furrën në 200 gradë.
  3. Përgatisim një tavë për pjekje, të lyer me pak vaj.
  4. Kullojmë patëllxhanët, i fshijmë me letër kuzhine dhe i marinojmë me pak vaj ulliri dhe kripë.
  5. I vendosim në tavë, dhe i fusim në furrën e nxehur më parë, dhe i pjekim për 15-20 minuta, sa të marrin një pjekje të lehtë, por jo të thahen.
  6. Ndërkohë, grijmë qepët, karrotën, specin, kungullin, në kubikë të vegjël.
  7. Në një tigan, shtojmë vaj ulliri, qepën e grirë imët, dhe e lëmë të zbutet, shtojmë mishin e grirë, dhe sërish me kapak mbuluar e lëmë të kaurdiset bashkë me qepën.
  8. Kur mishi ndryshon ngjyrë, shtojmë karrotën, specin dhe kungullin.
  9. Kur këto fillojnë të zbuten, shtojmë domaten e grirë në renden, ose grirëse kuzhinë. Shtojmë kripën, piper, dhe majdanoz të grirë, dhe  i lëmë të gatuhen me kapak mbuluar, për 15-20 minuta sa të mos kërcasë qepa në gojë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohen.
  10. Ndezim sërish furrën në 200 gradë.
  11. Me një lugë vendosim mbushjen sipër fetave të pjekura të patëllxhanit dhe i mbledhin role.
  12. Marrim një tavë për pjekje, e lyejmë me pak yndyrë, shtojmë salcën e domates dhe vendosim rolet në tavë. Pjesa e hapjes vendoset poshtë që të mos hapet gjatë pjekjes. Mund ti mbyllim edhe me një kunjë dhëmbësh.
  13. Spërkasim sipërfaqen me djathin parmixhan dhe i vendosim të piqen në furrën e ngrohur më parë për 30-35 minuta derisa të marrim ngjyrën e artë në kafe.
  14. Ishërbejmë të ngrohta.

Ju bëftë mirë.Rolled Eggplant Recipe -Family Cooking Recipes

Shënim: Për një recetë vegjetariane ju mund të shtoni sasinë e perimeve të përdorura në recetë, dhe të eleminoni mishin e grirë. Gjithashtu mund të përdorim djath mozarela në mbushje.
Kjo recetë përgatiten edhe me patëllxhanë të skuqur, por mënyra me pjekje rekomandohet si më e shëndetshme, pasi kështu patëllxhani nuk thith shumë vaj.
Faleminderit që na ndiqni.
Jeni të mirëpritur për çdo koment, pyetje, apo ndjehuni të lirë të ndani recetën.

Leave a Comment