Salçiçet e freskëta mund ti gjejmë në çdo pikë të çertifikuar të shitjës së mishit dhe nënprodukteve të tij, duke i blerë me llojin e mishit që na pëlqen, viç, pulë, ose derri. Mund ti gatuajmë në shumë receta duke i kombinuar me perimet, pastat, brumërat, etj, duke i gatuar në grill, tigan, apo furrë. Sot duam të ndajmë një recetë shumë të thjeshtë, Perime Me Salçiçe Në Furrë, një pjatë e dytë shumë e shijshmë për një vakt dreke apo darke. Përgatitja është e shpejtë, dhe në këtë recetë duket sikur gatuan furra për ne, pasi menjëherë pas pjekjes mund ta shijojmë të ngrohtë këtë pjatë, duke shijuar përimet e marinuara më erëzat dhe shijen e salçiçes. Me këtë recetë mund të provoni të kombinoni perime të ndryshme që ju ndodhen në kuzhinë apo juve ju pëlqejnë më shumë.
Ju mund të lexoni edhe Lazanjë Me Kërpudha Dhe Salçiçe
Përbërësit
- 4 salçiçe
- 2 patate
- 2 kungulleshka
- 1 karrotë
- 1 patëllxhan
- 1 qepë e kuqe
- 1 domate mesatare ose 4-5 domate qershi
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhë ose jeshil
- Kripë, piper, rigon ose trumzë, vaj ulliri
Përgatitja
- Do të lajmë perimet dhe do fillojmë ti pastojmë, dhe ti presim në kubikë. Kështu pastrojmë specin nga farat dhe fijet e brendshme dhe e presim në kubikë. Presim kungullin dhe patëllxhanin në kubikë. Qërojmë patatet dhe karrotën dhe i presim edhe ato në kubikë. Do të presim qepën në feta të holla dhe do të grijmë hudhrat dhe do ja shtojmë perimeve. Do të heqim fara dhe lëngun nga domatja dhe do e presim kubikë.
- Do i marinojmë perimet me kripë, piper, rigon, dhe vaj ulliri.
- I vendosim në tavë, shtojmë dhe salçiçet dhe do i pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë celcius për rreth 1 orë. Do i shikoni vetë herë pas here duke i kthyer salçiçet dhe shpuar nga pak që të piqen mirë nga gjithë anët.
- Kur janë gati do i ndajmë në pjata individuale dhe do i shërbëjmë menjëherë të ngrohta.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që ndoqët një tjëtër recetë nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur ta ndani apo të lini komentet tuaja në formën më poshtë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.