Roast Beef Fillet- Fileto Viçi Ne Furre

Fileto Viçi Në furrë është një pjatë e dytë shumë e shijshme për një drekë të diele apo drekë në familje dhe me miq. Gjithashtu mund ta servirni edhe si antipastë në bufe të përgatitura për festa në familje.
Receta përgatitet shumë thjesht dhe ka një teknikë ndryshe nga gatimi i ngadaltë i rostos apo filetos në presion.
Pra Fileto apo rosto kalohet fillimisht në tigan dhe më pas përfundon gatimin në furrë.

Ju mund të provoni edhe Rosto Në Furrë

Përbërësit

  • Një fileto viçi e paprerë rreth 1 kg
  • Kripë, piper, rozmarinë, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do e lajmë dhe thajmë copën e filetos me letër kuzhine.
  2. Në një tigan ose tenxhere që nuk ngjit, mundësisht që mund ta përdorni edhe për furrë, do shtojmë një fije vaj ulliri dhe nje degë rozmarinë.
  3. Do ta kalojmë fileton e paprerë në tigan duke e rrotulluar nga të gjitha anët, derisa të marrin një faqe në çdo cep të saj. Në këtë mënyrë i gjithë lëngu i mishit do të mbetet brenda dhe rosto do të ngelet e butë dhe plot shije pas pjekjes.
  4. Kur shohim që mishi nuk ka më asnjë pjesë të kuqe, pra do kaloni edhe cepat dhe anët e saj do e marinojmë mirë me kripë dhe piper. Shtojmë edhe rozmarinë dhe vaj ulliri sipër.
  5. Do e vendosim në furrë të ngrohur në 200-220 gradë dhe do e pjekim për 35-40 minuta. Kjo varet nga furra juaj dhe sa fortë të pjekur e doni. Unë e poqa plotësisht. Do shohim që mishi nga jashtë do marri një ngjyrë të kuqerremtë të bukur dhe një cipë krokante.
  6. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet pak dhe e presim në feta të holla.
  7. Mund ta shoqëroni me lëngun e vet, ose të përgatisni një salcë po me lëngun e mishit, me pak gjalp dhe pak miell ose niseshte. Gjithashtu perimet e pjekura apo karamelizuara janë një shoqëruese shumë e mirë për këtë pjatë.

Ju Bëftë Mirë!Roast Beef Fillet-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment