Revani Recipe- Revani Elbasani

Revani Elbasani, apo Revani Me Miell Misri është një tjetër recetë e traditës Elbasanase, ashtu si dhe Ballokumja, e cila është gatuar ndër shekuj për Ditën e Verës. Përbërësit janë të njëjtë më ato të recetës së Ballokumeve, i vetmi ndryshim është tek sasia e finjës së hirit, e cila është më e lartë se ajo që përdoret për Ballokumet.
Gjithashtu teknika e gatimit ka pak ndryshim, por shumë e ngjashme me Ballokumen. Kjo Revani shërbehet pa sherbet dhe është shumë e shijshme dhe e shkrifët.
Duke qenë se është një ëmbëlsirë me pak përbërës, cilësia e përbërësve është kyç për arritjen e një rezultati sa më të mirë në shije.Revani Recipe-Family Cooking Recipes

Si ti zgjedhim përbërësit

  1. Gjalpi konsiderohet një nga përbërësit më të rëndësishëm në recetë. Ai duhet i stazhonuar dhe organik. Gjalpin duhet ta tresim dhe ta kullojmë nga mbetjet e dhallës apo qumështit dhe të përdorim vetëm tretësirën e pastër në temperaturë të vakët.
  2. Vezët duhen në temperaturë ambienti, të freskëta, dhe mundësisht organike.
  3. Mielli i misrit duhet të jëtë i bluar imët dhe pasi sitet do të përdorim pjesën e majës së miellit, e cila është me e shkrifët dhe e pangjeshur.
  4. Finja përgatitet nga hi prej druri të pastër.

Si gatuhet kjo recetë

Proçedura e gatimit është manuale duke përdorur duart dona dhe një lugë druri për përzierjen e përbërësve. Mua gjithë koha e gatimit që nga fillimi i përzierjes së gjalpit me sheqerin deri te brumi final më shkoi 70 minuta. Duhet që gjalpi me sheqerin të rrihen sa sheqeri të tretet mirë dhe të krijojnë një masë kremoze të lidhur mirë.

Vezët gjithashtu i shtojmë pjesë-pjesë, unë kam ndjekur recetën e hallës në Elbasan e cila e përzien finjën me vezët dhe i shton bashkërisht pjesë pjesë tek gjalpi me sheqerin me interval 3-5 minuta nga njëra-tjetra, duke pasur parasysh që përthithet mirë veza e parë dhe më pas shtohet tjetra. Sasia e finjës së përdorur nga gjyshet dikur ka qenë ½ e lëvores së vezës me finjë për çdo vezë.

Provojeni recetën se nuk është e vështirë përveç faktit që kërkon të punohet mirë gjalpi me sheqerin.
Kjo është një ëmbëlsirë që mund ta përgatisni jo vetëm për Ditën e Verës por edhe për një fundjavë, për të ëmbëlsuar mëngjeset tuaja, apo një festë. Unë kam shënuar përbërësit për 500 g miell misri, ju mund ti dyfishoni sipas dëshirës suaj.

PërbërësitRevani Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g miell misri i bluar imët
  • 500 g sheqer pluhur
  • 4 vezë temperaturë ambienti
  • 230 g gjalp i tretur dhe kulluar
  • Finjë hiri sa ½ e peshës së vezëve

Përgatitja

Përgatitja e Përbërësve

Si fillim do ju rekomandoja të përgatisim të gjithë përbërësit në tavolinën e punës përpara se të fillojmë nga puna, pasi kur të fillojë përzierja e tyre, nuk duhet që të mos ndërpritet puna.

  1. Së pari përgatisim finjën e hirit. Do të sitim hirin dhe në një tenxhere të vogël do të shtojmë dy gota ujë dhe 4-5 lugë hi të situr. Tretësirës së hirit i japim një valë dhe e lëmë të kullojë hiri në fund. E kullojmë ujin e pastër dhe e lëmë sërish të qetësohet. Do e kullojmë sërish me një garzë të pastër, nëse është nevoja përsëriteni edhe njëherë këtë proces sa të përftoni një finjë të pastër.
  2. Hapi i dytë, do të sitim miellin e misrit, mundësisht edhe dy herë dhe nga maja e kupolës së mielli pas sitjes merrni 500 g miell për recetën tonë.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Peshojmë edhe sheqerin dhe e lëmë mënjanë gati për recetën. Unë kam përdorur sheqer pluhur, paketim nga Dieta kompani i përgatitur për Ballokume dhe revaninë. Edhe sheqerin e sita përpara se ta shtoj në recetë.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do të thyejmë vezët një nga një dhe do i peshojmë. Sa ½ e peshës së vezëve do të shtojmë finjë hiri. Do e lëmë këtë përzierje mënjanë, në temperaturë ambienti. Ju mund ti zgjidhni ti shtoni edhe veç vezët dhe veçmas finjën, duke respektuar radhën që shtojmë vezët në fillim dhe finjën më pas, por unë ndoqa recetën e hallës duke i përzierë vezët me finjë dhe i shtojmë si një tretësirë të vetme.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të tresim gjalpin deri në vlim në mënyrë që mbeturinat e dhallës të percepitojnë në fund. Për ta pasur më të lehtë hiqeni shkumën që mund të bëjë gjalpi, e lëmë të kullojë dranë në fund, e kullojmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë të ftohet duke u vakur në një temperaturë sa na e duron gishti. Gjalpi do të jetë pak më i vakët se temperatura e qumështit kur zëmë kos.

Gatimi i Revanisë

Kur të gjithë përbërësit janë gati vijojmë me përgatitjen e recetës.

  1. Në një enë inoksi të thellë, do të shtojmë sheqerin dhe gjapin. Revani Recipe-Family Cooking Recipes I përziejmë bashkë me lugë druri për të paktën 30-40 minuta sa këto të dy përbërës të krijojnë një masë kremoze. Revani Recipe-Family Cooking RecipesDo dali e qëndrueshme dhe kremoze e mëndafshtë e ngjashme me marengën.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do të fillojmë të shtojmë vezët një nga një. Si cilësova më lart, unë përzieva finjët e hirit me vezët dhe shtoj me një filxhan kafe pjesë-pjesë me interval nga 3-5 minuta derisa sa tretësira e parë të përthithet mirë. Në fillim do shikoni që masa kremoze fillon të mbushet dhe lidhet edhe më mirë, për tu berë sa më kremoze, e butë dhe më e lëngëshme në përfundim të shtimit të vezës dhe finjës.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë miellin e situr pjesë-pjesë duke përzirë lehtë me lugë druri nga poshtë lart që të mos na bjerë volumi i masës.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Kur brumi është gati e mbledhim me një spatul dhe e do e hedhim në një tavë të cilën e kemi shtruar me letër furre dhe lyer nga anët me gjalp.Revani Recipe-Family Cooking RecipesRevani Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do e ngrohim furrën në 180 gradë, për ta pjekur revaninë në 170 gradë për 45-50 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh dhe mos e hapni derën e furrës për 30-35 minutat e para.Revani Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E nxjerrim tavën nga furra, e lëmë të ftohet 5 minuta dhe e transferojmë në një pjatë servirje që të ftohet.Revani Recipe-Family Cooking RecipesRevani Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do e lëmë të ftohet revania plotësisht për ta prerë në copa dhe servirur sipas dëshirës. Tradita e do që prerja të jetë në formë rombi e ngjashme me atë të bakllavasë, por në varësi të formës së tavës së përdorur mund ta prisni si të dëshironi.

Ju bëftë mirë!Revani Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështësni duke provuar dhe ndarë recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje që keni mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Gëzuar Ditën e Verës! Ardhtë sa më e bukur dhe plot mirësi e bekim kjo Pranverë në familjet tuaja.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment