Rrepat janë një nga zarzavatet shumë të pëlqyera nga të gjithë që ne i përdorim në sallata, supa, antipasta shumë të shijshme. Sot duam të ndajmë një recetë të Supës Me Rrepa Të Kuqe dhe patate, një pjatë e parë shumë e shijshme. Rrepat janë të pasur me ujë, në 95% të tyre, 3% karbohidrate, 1% proteina dhe yndyrna shumë të ulëta, prandaj dhe ne na pëlqen më tepër ti konsumojmë të gjalla, por edhe të gatuara janë shumë të shijshme. Supa e sotme përgatitet shpejt dhe lehtë dhe pëlqehet nga gjithë familja. Rrepa përmban vitaminë C edhe pse në vlera më të moderuara se zarzavatet e tjera të stinës, si dhe Folate dhe Vitamin B6. Rrepa konsumohet e gjitha, duke përfshirë edhe gjethet dhe farat.
Përbërësit
- 500 g rrepa të kuqe me gjithë gjethe
- 1 patate
- ½ kokë preshi (pjesa e bardhë)
- ½ qepë
- Brodo ose lëng mishi
- 3-4 lugë djath Parmigiano
- Kripë, piper, vaj ulliri, mente ose majdanoz për dekor
Përgatitja
- Do të grijmë imët qepën dhe preshin dhe do i kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan të thellë ose tenxhere që nuk ngjit. Do ti lëmë të zbuten me kapak mbuluar për pak minuta.
- Ndërkohë do të pastojmë rrepat duke i larë mirë nga dherat, do presim ekstremet e tyre, pjesën e rrenjëve dhe pjesën ku lidhet gjethja dhe do i presim në mes. Do i lajmë dhe gjethet mirë dhe i lëmë mënjanë.
- Edhe patatet do e lajmë, qërojmë dhe e presim në kubikë mesatar.
- Sapo preshi dhe qepa zbuten do te shtojmë rrepat dhe pataten dhe do i kaurdisim duke shtuar edhe pak kripë për pak minuta.
- E frulojmë supën në një mixer kuzhine ose blender dhe e rregullojmë me brodo tjetër nëse rezulton shumë e trashë. Gjithashtu do e shijojmë me kripë, piper, dy lugë djath parmigiano dhe vaj ulliri.
- E dekorojmë me mente apo majdanoz të freskët dhe djath parmigiano të grirë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke provuar dhe ndarë recetat tona. Ne vlerësojmë opinionin tuaj, ndaj jeni të mirëpritur të ndani me ne komentet apo pyetjet tuaja.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.