Quick No Knead Bread-Bukë e Shpejtë

Bukë e Shpejtë është një recetë buke shumë e thjeshtë, e cila përgatitet për një orë për tu pjekur në furrë. Brumi nuk ka nevojë të punohet fare dhe përgatitja konsiston në tre episode nga 20 minuta përpara pjekjes së bukës.
Kjo bukë është një simite e butë, e përgatitur vetëm me miell, ujë dhe kripë, pa yndyrna të shtuara dhe e aromatizuar me susam dhe farën e zezë (Nigella). Në këtë recetë, sasia e përbërësve të lëngshëm zë 80% të peshës së përbërësve të thatë dhe më kujton recetën e çyrekut që përgatitej dikur nga gjyshet tona, e cila kishte një konsistencë të ngjashme brumi.

Ne në familje na shijoi shumë ndaj vendosa ta ndaj me ju këtë recetë që përgatitet shpejt dhe shijshëm. Ndërkohë që ju përgatisni drekën, përgatisni edhe këtë lloj buke për ta servirur të ngrohtë në tavolinë bashkë me gatimet e tjera të përgatitura për familjarët.

Ju mund të provoni edhe receta të tjera të llojeve të bukës. Ju rekomandoj Bukë integrale, Panine të mbushura, apo Pite Turke.

Përbërësit për dy simiteQuick No Knead Bread- Family Cooking Recipes

Për aktivizimin e majasë

  • 120 g miell
  • 10 g maja e thatë
  • 200 ml ujë i ngrohtë

Për brumin

  • 360 g miell + miell aq sa duhet për hapjen e brumit
  • 200 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë çaji kripë

Për lyerjen e simites

  • 1 e verdhë veze
  • 40 g miell
  • 70 ml ujë (20 ml i ftohtë + 50 ml ujë i nxehtë)

Përgatitja

Brumi i Parë

  1. Për gatimin e kësaj recetë si fillim përgatisim brumin e parë për aktivizimin e majasë. Do të përgatisim një brumë të hollë.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  2. Në një tas do të përziejmë 200 ml ujë të ngrohtë me majanë dhe pasi tresim majanë, do të shtojmë edhe miellin dhe përziejmë me një lugë sa të tretet gjithë masa. Do e mbulojmë këtë përzierje dhe e lëmë në temperaturë të ngrohtë për 20 minuta derisa të dyfishojë masën dhe majaja të aktivizohet dukshëm. Do të shikoni që brumi krijon flluska.

Brumi i dytë

  1. Kur të ketë kaluar koha, do të vijojmë me përgatitjen e brumit të bukës. Në të njëjtën enë, shtojmë pjesën tjetër të ujit të ngrohtë, miellin dhe kripën. Do të përziejmë sërish më një spatul apo lugë derisa brumi të lidhet dhe mielli është përthithur tërësisht. Brumi do të rezultojë disi i qullët dhe ngjitës, jo shumë i ngurtë.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  2. E mbulojmë sërish dhe e lëmë të pushojë në temperaturë të ngrohtë edhe për 20 minuta të tjera. Do të shikoni që dyfishon ndjeshëm volumin.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë do të përgatisim edhe një tavë më letër furre, duke krijuar dhe një ndarje në mes të tavës po me letrën e furrës.

Forma dhe Pjekja

  1. Kur brumi ka ardhur, pas 20 minutash, spërkasim mjaftushëm suprinën ku do e hapim brumin me miell, hedhim brumin dhe sërish spërkasim me miell brumin duke e palosur me spatul derisa mielli që spërkasim përthithet dhe brumi merr një masë më të ngurtë për ti dhënë formë.
  2. Sasinë e brumit e ndajmë në dy pjesë të barabarta, e rrumbullakosim lehtë dhe i japim formë me duar si një simite ovale.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  3. I vendosim në tavën e përgatitur dhe e mbulojmë me një pecetë kuzhine për ta lënë të vijë edhe njëherë për 20 minuta.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  4. Pas 20 minutavë, në një enë do të tresim miellin me ujin duke shtuar edhe një të verdhe veze. Me këtë masë kremoze do të lyejmë simitet në sipërfaqe.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  5. Pasi i lyejmë, do u japim formë me duar, referojuni fotove, dhe i spërkasim me fara susami dhe farën e zezë.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  6. Do i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 250 gradë për 15 minuta.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes
  7. I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe mund ti konsumojmë edhe të ngrohta. Simitet janë të buta dhe shumë të shijshme.Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Quick No Knead Bread- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment