Kek me Mollë është një ëmbëlsirë e shpejtë që përgatitet në vetëm pak minuta dhe shijon shumë për mëngjes, të shoqëroni çajin tuaj të pasdites apo edhe pas një vakti.
Kjo recetë e aromatizuar nga mollët e karamelizuara dhe e butë nga gjalpi do ju bëjë përvete dhe do i pëlqejë gjithë familjes.
Ju mund të provoni edhe Kek me mollë dhe banane, apo Kek me Mollë dhe Maskarpone.
Përbërësit
- 3 mollë mesatare jeshile
- 3 vezë
- 100 g sheqer
- 100 ml qumësht
- 100 g gjalp i shkrirë
- 10 g fryrës për ëmbëlsira
- 230 g miell
- 1 lugë çaji vanilje
- ½ limon (lëngu dhe lëkura)
- 4 lugë sheqer për karamelizimin e mollëve
- Sheqer pluhur dhe 2 lugë bajame të feta për dekor
Përgatitja
- Përgatisim një tavë me diametër 20-22 cm, të lyer me gjalp, miell dhe veshur bazën me letër furre.
- Do të qërojmë mollët, i presim në kubikë, i spërkasim me lëngun e një gjysëm limoni që të mos oksidohen dhe i lëmë mënjanë.
- Në një tas do të shtojmë vezët në temperaturë ambienti bashkë me sheqerin dhe i rrahim me një rrahës dore elektrik sa të dyfishojnë dykshëm volumin.
- Duke vazhduar përzierjen do të shtojmë vaniljen, lëkurën e grirë të limonit dhe qumështin.
- Shtojmë edhe miellin e situr të përzierë me fryrësin dhe përziejmë me rrahësin elektrik derisa të krijohet një brumë homogjen.
- Në fund shtojmë gjalpin e shkrirë dhe të ftohur. Fillimisht e përziejmë lehtë me një spatul dhe vijojmë me përzierësin elektrik sa të përthithet tërësisht. Do shikoni që pas gjalpit brumi do të jetë edhe më kremoz.
- Mollët e prera në copa i përziejmë më 3-4 lugë sheqer dhe i hedhim në fund të tavës.
- Brumin e përgatitur do e hedhim sipër mollëve, e nivelojmë mirë, dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40-45 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh.
- Pasi e nxjerrim kekun nga furra, e lëmë të ftohet disa minuta, pastaj e nxjerrim kekun nga tava dhe e transferojmë në një pjatë servirjeje.
- E spërkasim me sheqer pluhur dhe bajame ne feta. Kekun e lëmë të ftohet plotësisht dhe e shërbejmë sipas dëshirës të prerë në feta.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.