Quick Chocolate Cake-Tortë Çokollate e Shpejtë

Tortë Çokollate e Shpejtë është një ëmbëlsirë e lehtë si në shije ashtu edhe në gatim.

Kjo është një tortë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Do të përgatitet për 30 minuta dhe do të keni një ëmbëlsirë që e pëlqejnë të gjithë shumë shpejt në tryezën tuaj. Kështu, nëse nuk keni shumë kohë dhe doni të ëmbëlsoni të ftuarit, kjo është një recetë që ja vlen ta provoni.

Ju mund të provoni edhe Muffin Me Çokollatë

PërbërësitQuick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes

  • 4 vezë
  • 100 g sheqer
  • 100 g gjalp
  • 125g cokollatë e zezë
  • 40 g miell 00
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Në fillim do të shkrijmë çokollatën në banjomari bashkë me gjalpin, 2/3 e sheqerit dhe 1 të kapur kripë. Do të presim sa të shkrihen të gjithë përbërësit dhe do ta lëmë të ftohet pak.
  2. Ndërkohë, do të ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat.
  3. Të bardhat do ti rrahim shkumë bashkë me sheqerin.
  4. Do të përziejmë me një rrahëse me korent sa të bëhen shkumë dhe të mos bien.
  5. Në një tas tjetër, do të përziejmë të verdhat dhe aty do të shtojmë çokollatën e shkrirë.Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  6. Do të vazhdojmë ta përziejmë duke e shtuar gradualisht masën e çokollatës, duke qenë që mund të jetë akoma disi e ngrohtë.Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  7. Aty do të shtojmë edhe miellin e situr dhe e përziejmë mirë.
  8. Në fund do të shtojmë të bardhat e vezëve shkumë dhe e përziejmë nga lart-poshtë me spatul që të mos ulet volumi.Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  9. Do ta hedhim përzierjen në një tavë rrethore me diametër 20-22 cm dhe të veshur me letër furre. Tavën edhe mund ta lyeni me gjalp dhe të spërkatur me miell.Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  10. E pjekim kekun në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për rreth 30 minuta.Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  11. E servirni kekun me çokollate me fruta të freskëta ose akullore. Quick Chocolate Cake-Family Cooking RecipesNë shtëpinë tonë nuk tepron për ditën tjetër, aq shumë pëlqehet.

Ju Bëftë Mirë!Quick Chocolate Cake-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment