Potato Flan Recipe-Flan Patatesh

Flan Patatesh është një pjatë kryesore shumë e shijshme për tu shijuar në vaktet tona familjare dhe një mënyrë e këndshme për të kombinuar pataten memishin e grirë.

Kjo është një recetë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe me përbërës që shumica prej nesh përdor në menunë e familjes. Këtë pjatë kryesore mund ta shoqërojmë me një sallatë të stinës, apo një supë krem preshi apo krem asparagu duke patur kështu një menu të plotë.

PërbërësitPotato Flan Recipe-Family Cooking Recipes

  • 600 g patate të qëruara
  • 2 vezë
  • 150 g djath Chedar, Mozarella, ose Guda
  • kripë, piper, majdanoz i freskët

Për mbushjen

  • 350-400 g mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • ½ degë selino
  • 2 domate të vogla
  • 1 spec jeshil
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungulleshkë
  • kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz

Përgatitja

  1. Do të lajmë patatet dhe do i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë për 15-20 minuta.
  2. Ndërkohë, në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri dhe qepën e prerë imët në kubikë. E kaurdisim qepën për pak minuta sa fillon të zbutet.
  3. Shtojmë aty edhe mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisen sa mishi të ndryshojë ngjyrë.
  4. Paralel me këtë proçes do të presim perimet në kubikë dhe do i shtojmë gradualisht në tigan. Kështu shtojmë karrotën, selinonë, kungulleshkën, specin dhe patëllxhanin.
  5. Pasi kaurdisen të gjitha për 2-3 minuta, shtojmë edhe domaten në kubikë. Shijojmë me kripë dhe piper, dhe majdanoz të freskët. Do të shtojmë edhe një gotë ujë që e gjithë masa të gatuhet.
  6. Kur patatet janë zierë, i qërojmë dhe i shtypim me një shtypëse patatesh.Potato Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Patatet do i vendosim në një tas të thellë, ku shtojmë edhe vezët, djathin e grirë, kripë, piper, dhe majdanoz të freskët të grirë imët. I përziejmë të gjitha sa të na bëhet një masë.Potato Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Në një tavë pjekje, shtrojmë një letër furre dhe hapim gjysmën e masës së patateve si një petë.
  9. Hedhim mishin e gatuar me perimet, e hapim njëtrajtësisht dhe hedhim pjesën tjetër të brumit të patates.Potato Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  10. E mbyllim mirë sipërfaqen, shtojmë edhe pak djath të grirë në sipërfaqe dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40-45 minuta.Potato Flan Recipe-Family Cooking RecipesPotato Flan Recipe-Family Cooking Recipes
  11. E nxjerrim nga furra, e lëmë të pushojë pak, e presim në feta dhe e shërbejmë të ngrohtë.Potato Flan Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.Potato Flan Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment