Pork Chops In Pressure Cooker-Bërxollë Gici Në Presion

Bërxollë Gici Në Presion Me Patate është një pjatë e dytë e shpejtë dhe shumë e shijshme.
Me këtë recetë do të kënaqni fëmijët dhe familjarët sa herë nuk keni shumë kohë për gatimin dhe duhet ta servirni shpejt drekën tuaj.
Gjithashtu të gatuara në presion, mishi dhe patatet do rezujtojnë të buta dhe me pak lëng.
Fare mirë mund ti shoqërojmë me një sallatë të freskët të stinës.

Ju mund të provoni edhe Fileto Gici në Furrë.

Përbërësit

  • 3-4 Bërxolla gici
  • Vaj ulliri, kripë, piper i zi, rigon, ndonjë degë rozmarine dhe gjethe sherebel
  • Një gotë verë e bardhë
  • 3-4 Patate

Përgatitja

  1. Pasi ti rrahim me një rrahëse mishi lehtësisht bërxollat, do të marinojmë bërxollat me kripë e piper të zi.
  2. Në një tenxhere presioni do të shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër dhe erëzat.
  3. Do ta lëmë të nxehet pak dhe shtojmë bërxollat. I lëmë 2-3 minuta dhe i kthejmë nga ana tjetër. I shuajmë me verën e bardhë dhe do të rrisin nxehtësinë të avullojë alkooli.Pork Chops In Pressure Cooker-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë një gotë ujë dhe e mbyllim tenxheren me presion. E lëmë të gatuhet rreth 10-12 minuta.
  5. Ndërkohë pastrojmë nga lëkurat patatet, i lajmë dhe i presim në kubik të mesëm. I marinojmë me kripë e piper të zi.
  6. Pasi ka kaluar koha hapim tenxheren dhe kontrollojmë mishin. Duhet të jetë i butë dhe të ketë lëng, sepse do të duhet për gatimin e patateve.Pork Chops In Pressure Cooker-Family Cooking Recipes
  7. E heqim mishin dhe shtojmë patatet në tenxhere. I vendosim edhe bërxollat sipër. Shtojmë edhe rigonin e thatë dhe e mbyllim përsëri presionin.Pork Chops In Pressure Cooker-Family Cooking Recipes
  8. E lëmë të ziejë në presion 5 minuta. E fikim dhe e konsumojmë të ngrohtë. Kjo është një recetë shumë e shpejtë dhe e shijshme. Shumë komode për rastet kur nuk keni gatuar gjë për vaktet tuaja.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment