Në vijim të kompostos së pjeshkës, po ndajmë edhe Komposto Kumbulle Të Konservuar. Kjo është një komposto, e cila rekomandohet shumë të përdoret pas operacioneve, lindjes, etj për të përmirësuar sistemin tretës.
Si e kemi cilësuar edhe në artikullin e mëparshëm, kompostot jane një mënyrë konservimi shumë e thjeshtë e frutave. Ato na ofrojnë mundësinë të konsumojmë fruta edhe kur nuk janë të freskëta të stinës.
Kjo mënyrë konservimi është e ushqyeshme dhe tretjen lehtë në organizmi tonë. Ato mund te konsumohen edhe kur organizmi i njeriut është delikat dhe kemi kaluar sëmundje të ndryshme.
Përgatitja e tyre në shtëpi bën që të shijojmë komposto pa konservante, me fruta të zgjedhura, dhe të shëndetshme.
Do i kemi gati në stinën e dimrit, ti hamë kur duam apo të gatuajmë ëmbëlsira të ndryshme.
Në po ndajmë komposton me kumbulla blu, po njësoj mund të veproni edhe me kumbulla të kuqe.
Përbërësit
- 2 kg Kumbulla blu
- 400 g Sheqer
- 1 litër Ujë
Përgatitja
- Hapi i parë është përgatitja e sherbetit. Kështu, vendosim në një tenxhere ujin dhe sheqerin. I vendosim në zjarr derisa të shkrijë sheqeri dhe e lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.
- Vijojmë me larjen e frutave. Kemi zgjedhur fruta të freskëta, të pjekura mirë, të vjela në të njëjtën ditë dhe të forta. Frutat duhen të pavrara, pa njolla apo krimb.
- Pasi i lajmë, kumbullat do ti pastrojme nga bërdhamat dhe do ti ndajmë përgjysëm.
- Do të lajmë dhe pastrojmë kavanozat me ujë të nxehtë.
- Mund ti sterilizoni nëpërmjet zierjes me ujë të mbuluar për 20 minuta ose duke i futur në furrë të nxehur më parë në 120 gradë për 10-12 minuta.
- I vendosim kumbullat e prera në kovanoza me kujdes, në mënyrë që të vendosim sa më shumë fruta.
- Kur ti kemi mbushur të gjithë do të hedhim sherbetin dhe do ti mbyllim kavanozat mirë dhe vijojmë me mbylljen në banjomari.
Konservimi
- Mënyra e parë: Do ti vendosim kavanozat me kokë lartë dhe të mbuluar me ujë të ftohtë në një tenxhere të thellë. Do presim sa të vlojë dhe do ti lëmë edhe 3 minuta të ziejnë.
- Do ti heqim nga zjarri, do ti permbysim kavanozat në një pecetë dhe do ti lëmë të ftohen të mbuluar me një mbulesë.
- Mënyra tjetër është ti ziejmë kavanozat në të njëjtën mënyrë për 15-20 minuta dhe ti lëmë të ftohen plotësisht në tenxhere. Nuk i heqim derisa të ftohen.
I ruajmë në vende të freskëta dhe pa lageshtirë dhe do ti keni gati ti konsumoni për stinën e dimrit.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.