Paçavure është një ëmbëlsirë e sherbetosur tradicionale e cila përgatitet me petë bakllavaje.
Ju kujtohen petët që tepruan nga Kadaifi i Mbështjellë Me Petë bakllavaje. Pikërisht me ato pak petë do përgatisim këtë tjetër recetë shumë të shijshme për tu shijuar në familje.
Unë përgatita një tavë të vogël që ishte mjaftueshem për 10 racione. Ju në qoftë se doni të bëni një tavë të madhe, mund të dyfishoni dozat e mëposhtme.
Receta është e thjeshtë, mund ta gatuani shpejt edhe për një drekë me miq në familje.
Përbërësit
- 5-6 petë bakllavaje
- 3 vezë
- 100 ml kos
- 100 g gjalp ose vaj
- 70 g sheqer
- 3 lugë miell
- 1 lugë fryrës
- Pak kripë
- 50 g arra
- 1 lugë çaji kanellë
Për sherbetin
- 500 g sheqer
- 350 ml ujë
- 1 shkop kanelle
Përgatitja
- Do të përgatisim këtë ëmbëlsirë që është tradicionale. Si fillim do ti marrim petat e bakllavasë ngjeshur shumë. I vendosim në tavë të lyer me gjalp dhe e mbushim të gjithë sipërfaqen e tavës.
- E vendosim tavën në furrë të nxehur në 180 gradë për 3-4 minuta sa të thahen pak petët.
- Në një tas qelqi do të përziejmë përbërësit e tjerë duke i rrahur mirë. Në fillim rrahim vezët dhe sheqerin. Pastaj shtojmë vajin ose gjalpin e shkrirë në temperaturë ambienti.
- Vazhdojmë me kosin, shtojmë kanellë dhe miellin e situr. Në fund do të shtojmë edhe fryrësin.
- Këtë masë do ta hedhim në tavë me peta dhe sipër i shtojmë arrat e grira.
- Do ta pjekim kekun në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 30-35 minuta. E kontrollojmë me kunj dhëmbësh nqs është pjekur apo jo.
- Ndërkohë do të bëjmë sherbetin duke përzierë sasitë e ujit, sheqerit dhe 1 shkop kanellë.
- Shurupin e lëmë sa të vlojë dhe e fikim. Do ja hedhim ëmbëlsirës së pjekur, të ftohur dhe të prerë në feta. Sherbeti i ftohtë. E lëmë ta thithi shurupin dhe e shërbejmë të ftohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
It’s difficult to find well-informed people in this particular topic, but you seem like you know what you’re talking about! Thanks