Petulla Recipe- Petulla Me Maja

Petullat janë një gatim i traditës Shqiptare, të cilat përgatiten në mënyra të ndryshme, sipas krahinave dhe traditave që çdo zonë e vendit tonë ruan. Petullat serviren kryesisht të ngrohta për vaktin e mëngjesit. Ne sot do ndajmë me Ju përgatitjen e Petulla Recipe-Petulla Me Maja.
Ju mund të provoni edhe Petulla me sodë dhe kos ose Petullat e Tianës

Përbërësit

  • 500 g miell
  • 400 ml qumesht ose ujë
  • 1 vezë
  • Maja birre e thatë 7-8 gram ose e freskët 12g
  • Kripë 1 lugë çaji
  • Sheqer 1 lugë çaji
  • Vaj për skuqje 500 ml

Përgatitja

Petulla Recipe-Petulla me Maja-Family Cooking Recipes

  1. Në një tas, përziejmë majanë e birrës me 2-3 lugë miell , ( nga sasia e peshuar për brumin ) dhe 50 ml qumësht i vakët dhe sheqerin. Këtë brumë të hollë e lëmë për 20 minuta të vijë dhe të aktivizohet majaja.
  2. Në një tas të madh hedhim gjithë sasinë e mbetur të miellit dhe kripën dhe nisim të përgatisim brumin duke shtuar përzierjen e mëparëshme, vezën dhe qumështin ose ujin. Mund ta bëjmë të gjithë ujë ose të gjithë sasinë e lëngët qumësht. Ose gjysëm për gjysëm.
  3. Zëmë një brumë të hollë duke e përzierë me ndihmën e një luge të madhe. E lëmë brumin të vijë për 1-2 orë në 1 vend të ngrohtë.
  4. Kur brumi të ketë dyfishuar volumin. Nisim me skuqjen duke vënë për tu nxhehur një tigan të thellë me vaj.
  5. Kur vaji të  jetë nxehur, me një lugë marrin një sasi brumi dhe e hedhim në tigan. Vec kemi një tas të vogël me ujë dhe herë pas here e shpëlajmë lugën në të që brumi të mos ngjitet.
  6. I rrotullojmë petullat sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Duhet që vaji të mos arrijë pikën e tymit. Kështu që e kontrollojmë zjarrin duke e ulur pak. Unë përdor vaj misri për skuqje sepse e ka temperaturën e djegjes më të lartë se vajrat e tjerë. I skuqim të gjitha dhe i shërbejmë të ngrohta me djathra apo recelë të ndryshëm, mjalt, krem lajthish, etj.

Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë nga blogu ynë.

Leave a Comment