Pear And Ginger Jam Recipe-Reçel me Dardhȅ dhe Xhenxhefil

Dardha ȅshtȅ njȅ prej frutave qȅ kombinon mȅ sȅ miri me produkt tȅ kripura dhe pikante, si djatrat dhe erȅzat. Meqȅ jemi nȅ stinȅ e vjeshtȅs, ne do tȅ ndajmȅ vazhdimisht receta me pȅrbȅrȅs frutat. Sot, duam tȅ ndajmȅ me ju recetȅn e Reçelit me Dardhȅ dhe Xhenxhefil.

Udhȅzimet janȅ tȅ njȅjta si receta e reçelit klasik me dardhȅ. Ju mund tȅ shikoni tȅ plotȅ recetȅn kȅtu.

Ky reçel me dardhȅ dhe xhenxhefil ȅshtȅ i shijshȅm dhe pȅr tȅ gjithȅ adhuruesit e shijeve pikante dhe tȅ xhenxhefilit nȅ veçanti, ky ȅshtȅ ȅmbȅlsira perfekte pȅr bukȅn e thekur nȅ mȅngjes, apo sa herȅ doni tȅ hani diçka tȅ ȅmbȅl. Ai kombinon shumȅ mirȅ me djatrat pȅr tȅ pȅrgatitur receta antipastash tȅ mrekullueshme.

Pȅrbȅrȅsit

  • 1kg dardha tȅ pastruara nga lȅkura dhe farat
  • 350-400 g sheqer kaf
  • 100 g xhenxhefil i freskȅt
  • 1-limon (lȅngu)

Pȅrgatitja

  1. Do tȅ pastrojmȅ dardhȅt nga lȅkura dhe pjesa e brendshme e farave, duke i prerȅ nȅ katȅrsh.
  2. Do i presim dardhȅt e pastruara nȅ copa. Po kȅshtu edhe xhenxhefilin do e presim nȅ copa tȅ vogla dhe do i vendosim nȅ njȅ tenxhere qȅ nuk ngjit bashkȅ me dardhȅt, lȅngun e limonit dhe sheqerin.Pear And Ginger Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do i vendosim tȅ ziejnȅ tȅ gjitha bashkȅ nȅ zjarr tȅ mesȅm pȅr njȅ orȅ duke i trazuar here pas here.
  4. Pasi kalon koha, do i kalojmȅ nȅ njȅ sitȅ tȅ eliminojmȅ fibrat e xhenxhefilit. Pear And Ginger Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E vendosim reçelin sȅrish nȅ zjarr, dhe sapo vlon, e fusim nȅ kavanoza tȅ sterilizuar mȅ parȅ. I mbyllim mirȅ dhe i vendosim tȅ ftohen plotȅsisht kokȅ poshtȅ.
  6.  I ruajmȅ pȅr tre muaj nȅ njȅ vend tȅ thatȅ dhe tȅ freskȅt. Pasi i hapim e ruajmȅ nȅ frigorifer dhe e konsumojmȅ nȅ njȅ kohȅ tȅ shkurtȅr.

Pear And Ginger Jam Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bȅftȅ mirȅ!

Faleminderit qȅ vizituat njȅ tjetȅr recetȅ nga blogu ynȅ. Jeni tȅ mirȅpritur tȅ lini  komentet apo pyetjet tuaja nȅ formȅn mȅ poshtȅ.

Leave a Comment