Kek Me Pjeshkë, Kos Dhe Ҫokollatë është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Një zgjidhje shumë e mirë për mëngjeset apo pasditet tuaja në plazh, piknik apo shtëpi.
Receta është e thjeshtë, me pak përbërës dhe duke qenë se pjeshkët janë të stinës, keku del plot aromë.
Për pjekjen përdorim një tavë me hapje për lëhtësinë tonë duke i vendosur pjeshkët në feta sipër për dekor. Mund të përdorim pjeshkë të verdha ose pjeshkë nektarinë sipas dëshirës. Unë i kam shtuar edhe copa çokollate për më tepër shije, por edhe vetëm me kos del shumë i shijshëm.
Ju mund të provoni edhe Tortë me Kajsi.
Përbërësit për një tavë pjekje me diametër 20-22 cm
- 2 vezë temperaturë ambienti
- 3 Pjeshkë të mëdha të verdha ose 5-6 nektarina
- 200 g sheqer + 2-3 lugë gjelle për karamelizimin e pjeshkëve në sipërfaqe
- 100 ml kos natural ose grek
- 100 g gjalp i shkrirë ose vaj
- 250 g Miell
- 50 g niseshte
- 50 g çokollatë e zezë në copa
- Vanilje
- Pak kripë
- Lëkurë limoni
- 1 pako fryrës për ëmbëlsira
- Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja
- Do të përgatisim një tavë për pjekjen e kekut me diametër 20 ose 22 cm, duke e lyer dhe pudrosur me miell ose veshur me letër furre.
- Ndezim furën të nxehet në 180 gradë.
- Në një tas do të përziejmë miellin, niseshten, fryrësin, dhe pak kripë dhe i përziejmë mirë.
- Në një tas të thellë qelqi shtojmë vezët dhe sheqerin dhe me një tel dorë ose pirun do i rrahim vezët sa të bëhen shkumë.
- Vijojmë përzierjen duke shtuar kosin dhe gjalpin e shkrirë e të ftohur, ose vajin.
- Kur të kemi një masë homogjen shtojmë aromën e vaniljes dhe lëkurën e limonit.
- Do të shtojmë në dy apo tre pjesë përzierjen e miellit të situr duke e përszierë lehtë nga lart poshtë. Shtojmë edhe çokollatën në copa.
- Presim pjeshkët gjysmat në feta dhe gjysmat në copa.
- Do të hedhim një pjesë të brumit në tavë, hedhim pjeshkët e prera në copa të vogla dhe i hapim uniform.
- Mbulojmë këtë masë me pjesën tjetër të brumit të kekut dhe vendosim pjeshkët në feta të sistemuara bukur sipër brumit dhe i spërkasim me 2-3 lugë sheqer.
- Tavën e kekut e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë për 50-60 minuta. Bëjmë provën me kunjë dhëmbësh, e cila duhet të dali e thatë.
- E heqim kekun nga furra, e lëmë të ftohet pak dhe e kalojmë në një pjatë servirjeje. E spërkasim me sheqer pluhur sipas dëshirës dhe pasi ftohet keku e presim në feta dhe e shërbejmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.