Pasha Qofte-Supë me Qofte

Pasha Qofte apo Supa me Qofte siç mund ta cilësojmë në gatimet tona tradicionale, është një pjatë e parë e ngrohtë shumë e shijshme që preferohet nga gjithë familja. Për gatimin e supës së qofteve na nevojitet brumë qoftesh me mish viçi. Recetën për përgatitjen e brumit e gjeni recetën Këtu.

Përbërësit – Supë me qofte

  • 300 g brumë qoftesh me mish viçi
  • 1 qepë e vogël
  • Gjysëm karrote
  • 1/4 kërcell selino
  • Kripë e piper
  • Majdanoz dhe lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • beshamel

Për përgatitjen e beshamelit duhen:

  • 250 ml qumësht
  • 25 g gjalp
  • 25 g miell
  • Pak kripë

Mund ta shikoni këtu recetën e plotë të përgatitjes së beshamelit.

Përgatitja

  1. Me brumin e qofteve që kemi zënë më parë, përgatisim qofte të vogla rrumbullake me madhësi sa 1 kokërr qershi apo ulliri.Pasha Qofte- Family Cooking Recipes
  2. Në një tenxhere që nuk ngjit shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe kavërdisim qepën, karrotën dhe selinon të grirë në grirëse elektrike derisa të zbuten.
  3. Shtojmë qoftet e përgatitura më parë dhe i kavërdisim te e njëjta tenxhere për disa minuta. Shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm.Pasha Qofte- Family Cooking Recipes
  4. Veç përgatisim beshamelin dhe kur të jetë gati do ta bashkojmë me supën. Hedhim një garuzhde lëng nga i supës te beshameli që ta hollojmë dhe pastaj e përziejmë me supën. Pasha Qofte- Family Cooking RecipesDo të dali e lëngëshme dhe kremoze. E rregullojmë supën me piper, limon dhe majdanoz të freskët.Pasha Qofte- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga gatimet tona.

Jeni të mirëpritur të lini komentet dhe pyetjet tuaja duke plotësuar në fund të këtij artikulli.

Ne do ju përgjigjemi shpejt.

Irinda

Leave a Comment