Peshk Koce (Bishtë Zeza) Deti Në Tigan është një gatim super i shijshëm por edhe i shpejtë për një drekë apo darkë me prodhime deti.
Ky lloj peshku i përket familjes së peshkut Koce dhe ngjyra e errët në pjesën e bishtit i jep edhe emrin. Receta është e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Ashtu si Koce Me Letër Furre, Koce me portokall, edhe e gatuar në këtë mënyrë Koca del shumë e shijshme.
Përbërësit për 2 Persona
- 2 koce deti i freskët nga 300-400 g
- Kripë
- Vaj ulliri
- Limon
Përgatitja
- Do të lajmë peshkun dhe e pastrojmë nga luspat. Do ti pastrojmë pjesën e barkut dhe i heqim velëzat.
- E thajmë peshkun mirë dhe e kriposim nga brenda.
- Sipër në shpinë të peshkut i bëjmë nga dy prerje në mënyrë që të hyjë kripa dhe të piqet më mirë në brendësi. I hedhim peshkut kripë dhe nga sipër.
- Në një tigan të madh që nuk ngjit do të shtojmë vaj ulliri dhe sa të nxehet pak do të vendosim peshkun.
- Presim disa minuta dhe e kthejmë nga ana tjetër peshkun. Peshku duhet të gatuhet sa të marri ngjyrë të artë dhe të bëhet krokant sipër. Kjo varet shumë edhe nga preferenca juaj se si e pëlqeni atë. Koha e gatimit varet shumë edhe nga madhësia e peshkut.
- E nxjerrim peshkun nga tigani dhe i hedhim pak piper të zi sipër dhe lëng limoni nqs preferoni.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”