Oven Baked Snapper-Dental Në Furrë

Peshk Dental Në Furrë është një pjatë kryesore shumë e shijshme dhe një nga më të mirat pjata peshku që mund të keni provuar. Peshku Dental është shumë i shijshëm dhe me perime kombinon më së miri.
Dentali hyn tek peshqit e detit me cilësi të lartë, i cili në varësi të zonave detare ku rritet merr edhe emrin. Kështu mund të gjeni disa lloje Dentali, por më i gjendshëm është Dentali iKuq, apo Gri.
Ju mund të eksploroni Blogun tonë për shumë receta të tjera Peshku apo prodhime deti.
Ne jemi përpjekur të ndajmë vazhdimisht receta me bazë peshku duke gatuar lloje të ndryshëm peshku, qoftë peshq të egër ashtu edhe të kultivuar.
Kështu do të gjeni receta të furrës me Salmon, Levrek, Koce, Qefull, Korb, Melcuc, etj.
Kënaqni familjen dhe miqtë duke gatuar sa më shpesh receta me peshk dhe prodhime deti. Ne jemi këtu tu ndihmojmë dhe në blogun tonë do të gjeni larmi recetash me këtë kategori produktesh.

PërbërësitOven Baked Snapper-Family Cooking Recipes

  • Peshk i madh dental
  • 2 Kunguj jeshil
  • Kungull dimëror një copë 200 g
  • Ullinj
  • Domate të vogla
  • Vaj ulliri. Kripë e piper, majdanoz
  • Limon

Përgatitja

  1. Peshkun dental mund të zgjedhim ta pjekim të gjithin ashtu siç është ose ju mund ta ndani atë në gjysëm, varet për sa vet do të duhet të gatuani. Unë e filetova dhe gatova vetem  një fileto.
  2. E marinojmë peshkun me vaj, kripë e piper dhe e vendosim në furrë. Do të grijmë edhe perimet  dhe kungullin dimëror.Oven Baked Snapper-Family Cooking Recipes
  3. I marinojmë të gjitha me vaj , kripë e piper dhe do ti shtojmë në tavë.Oven Baked Snapper-Family Cooking Recipes Do ta pjekim tavën me peshk për 30-40 minuta. Mund të shtoni edhe lëng limoni  në fund të pjekjes.Oven Baked Snapper-Family Cooking Recipes
  4. E servirni në copa duke e shoqëruar me perimet.
Ju bëftë mirë!Oven Baked Snapper-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Në vlerësojmë opinion tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment