Peshku dhe frutat e detit janë ushqim i shëndetshëm she shumë i shijshëm. Në familjen tonë preferojmë të konsumojmë receta me bazë peshku ose prodhime të detit të paktën një herë në javë. Sot, dëshiroj të ndaj me ju një prej recetave shumë të pëlqyera nga ne, Levrek Të Furrës. Unë preferoj ta gatuaj këtë recetë me perime të stinës, në këtë mënyrë edhe vajza ime e vogël, ushqehet shëndetshëm dhe mëson të konsumojë zarzavaret edhe të shoqëruara me shijen e peshkut. Kur gatuajmë në familje duhet të mendojmë të kënaqim të gjithë pjesëtarët e familjes me recetat tona dhe kjo është një recetë që do u pëlqejë të gjithëve.
Përbërësit Për 4 Persona
1-1.2 kg sea Levrek deti
1-2 patate
1-patëllxhan
1-karrot
1-spec i kuq
1-kungulleshkë
1-spec i verdhë ose jeshil
3-4 donate qershi or 2 – domate mesatare të pjekura
Kripë, piper
Vaj ulliri
1-tufë majganoz i freskët
1-limon
Përgatitja
- Nxehim furrën në 200°C/400°F.
- Pastrojmë levrekun nga luspat, velëzat dhe pjesën e brendshme të barkut. E lajmë mirë. Nëse ju mund të gjeni vezë peshku në barku e levrekut kur ta pastroni, ruajini në frigorifer për një tjetër recetë. Me to mund të realizoni një salcë për makarona shumë të shijshme. Peshkun lëreni të paprerë, por edhe mund ta prisni në pjesë nëse peshku është i madh, për të realizuar një pjekje më të shpejtë.
- Përgatisim perimet për tavën tonë. Qëroni patatet dhe karrotën dhe priteni kubikë. Pataten vendoseni në ujë të mos oksidohet derisa të përgatisni të gjitha perimet. Prisni në kubikë edhe kungullin dhe patëllxhanin. Po kështu vijojmë me specat, duke i pastruar nga farat dhe fijet e brendëshme dhe i presim në feta të holla. Presim domatet qershi në dy pjesë dhe limonin në feta.
- Marinojmë levrekun dhe perimet me kripë, piper dhe can ulliri.
- Marrim një tavë qelqi furre, shtrojmë të gjitha perimet poshtë, dhe vendosim peshkun ose copat e peshkut sipër. Shtojmë një fije vaj ulliri, fetat e limonit dhe majdanozin e grirë imët.
- Fusim tavën të piqet në furrën e ngrohur më parë, dhe e pjekim për 15-20 minuta në 200°C/400°F, dhe më pas e mbulojmë me një letër alumini ose kapak tavën dhe pjekim edhe për 30-35 minuta. Ju llogarisni kohën në varësi dhe të furrës që përdorni në shtëpi, zakonisht perimet kërkojnë rreth 1 orë të piqen mirë.
- Shërbejeni levrekun e detit të ngrohtë shoqëruar me perimet e furrës dhe bukë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Kjo është një pjatë kryesore peshku e cila mund të konsumohet gjatë një vajti dreke apo darke në familje. Perfekte për fundjavat tuaja në stinën e verës.
Levreku është një peshk me kosto mesatare, ne ju rekomandojmë që të konsumoni sa më tepër peshk në familjet tuaja. Ju mund të zgjidhni edhe peshk tjetër me kosto me të ulët nëse dëshironi.
Në përfundim të pjekjes tavën mund ta shuani me pak vaj ulliri, hudhër të shtypur dhe limon, nëse pëlqeni shijen e hudhrës.
Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja apo pyetjet nëse kemi. Ne do ju përgjigjemi shpejt.
Nëse dëshironi më shumë ide për receta peshku, lutem vizitoni blogun tonë. Një nga sugjerimet tona e gjeni këtu.
Faleminderit që na zgjodhët sërish.