Oven Baked Green Beans-Mashurka Në Tavë

Mashurka Në Tavë është një pjatë e shijshme, e cila përgatitet me mashurka të freskëta dhe mish viçi. Mund të përdorim mashurka të verdha apo jeshile si të na pëlqejë. Mirë është që mashurkat të jenë të freskëta, por në pamundësi mund të përdorni edhe të konservuara në ngrirje.

E thënë ndryshe, kjo pjatë mund të gatuhet pothuaj gjithë vitit, por shijen më të mirë e ka në verë ku edhe tavat janë më të pëlqyera. Mënyra e gatimit është e ngjashme me gjellën me barbunja, por në këtë rast gatimi përfundon në tavë, me pjekje në furrë.

Kjo është një recetë e lehtë dhe shumë e shijshme për një drekë gjatë javës në familje. Për një variant vegjetarian, ju mund të zgjidhni ti gatuani pa mish.

Përbërësit

  • 300 g mish viçi
  • 1 kg mashurka të njoma
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 domate
  • Kripë e piper
  • Majdanoz i freskët
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë mashurkat nga bishtat dhe i lëmë ashtu të gjata, pa i copëtuar siç veprojmë për supën apo gjellën me mashurka.
  2. Grijmë qepën dhe karrotën hollë dhe i kavërdisim me vaj ulliri në një tigan të thellë.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë, sa të zbutet qepa do të shtojmë copat e mishit dhe i përziejmë.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  4. Pasi të kenë kaluar disa minuta dhe qepa me mishin janë kaurdisur, do të shtojmë domaten e pastruar nga lëkurat dhe të grirë hollë.
  5. Do ta lëmë të gatuhet për 7-8 minuta, sa të shohim që domatja e ka ulur volumin e saj dhe do të shtojmë mashurkat e pastruara. I përziejmë mirë për disa minuta.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  6. Hapi tjetër, do të shtojmë edhe kripë dhe e mbulojmë me kapak . Here pas here e përziejmë masën në tigan.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  7. Kur të shohim që mashurkat janë zbutur do të shtojmë ujë ose lëng mishi pa i mbuluar ato dhe i lëmë të gatuhen aty për 10 -15 minuta.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  8. Mund ta përfundoni aty gatimin, por meqë sot menduam ta gatuajmë në tavë, atëherë do ta transfetojmë të gjithë në një tavë balte. Ju mund të përdorni edhe një lloj tjetër tave, sipas mundësive.
  9. E sistemojmë përzierjen e mashurkave mirë në tavë dhe shtojmë edhe pak ujë. Unë preferoj që ta mbuloj tavën me letër alumini në mënyrë që perimet të mos thahen dhe e heqim letrën 5 minutat e fundit. Ju mund të zgjidhni edhe një tavë me kapak.
  10. Tavën me mashurka e pjekim në 200 gradë për 35 minuta. Gjithsesi varet nga mashurkat dhe furra juaj, prandaj shikojeni vet.Oven Baked Green Beans-Family Cooking Recipes
  11. Në fund shtojmë majdanoz të freskët, piper të zi dhe një fije vaj ulliri krudo.
  12. E shërbejmë tavën tonë të vakët, të shoqëruar me sallatë të stinës dhe bukë të thekur.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment