Oven Baked Goat-Kec Në Furrë

Keci është një nga llojet e mishrave që në pranverë konsumohet me kënaqësi. Sot duam të ndajmë Kec Të Pjekur Në Furrë, një pjatë kryesore për festa, gëzime familjare,apo dreka familjare në fundjavë.

Në këtë artikull, ne do ju tregojmë si të piqni një kec të tërë apo ½ e kecit pa e prerë në furrë. Ju mund të dyshoni për rezultatin, po ju siguroj që piqet shumë mirë. Zakonisht kecat në këtë periudhë nuk janë shumë të mëdhenj. Mjafton që të këni tavën e duhur për të pjekur të gjithë kecin apo sa doni të konsumoni, kështu që ju mund ta piqni të gjithin ose gjysëm.

Mishi i kecit apo i qengjit është i preferuar nga shumica e njerëzve. Këto lloj mishi janë më të lehtë për organizmin dhe preferohen të konsumohen në këtë kohë të vitit sepse janë të njomë dhe pa shumë dhjam. Gjithashtu zënë një vend të rëndësishëm në gatimet tradicionale shqiptare.

I gatuar siç duhet për familjarët tanë e bën konsumimin e tij akoma edhe më të kërkuar. Në raste festash familjare një gatim i tillë, i shoqëruar me sallata dhe antipasta të ndryshme do të bëj që menyja në tryezën  tuaj  të jetë e kompletuar dhe të ftuarit të ngelen të kënaqur.

Ju mund të provoni edhe Kofsh Keci e Pjekur.

PërbërësitOven Baked Goat- Family Cooking Recipes

  • 1 kec i tërë 5-6 kg
  • Kripë, piper i kuq kokërr, piper i zi kokërr
  • Vaj ulliri
  • Rozmarinë
  • 1 kg Patate për shoqërim

Përgatitja

  1. Do të nisim punën duke e larë dhe pastruar mishin mirë. Mishi kecit duhet pastruar mirë pasi ngelen qimet në lëkurë. Do ta lëmë të kullojë dhe do ta fshijmë me letër kuzhine.
  2. Marinojmë mishin me kripë, piper të zi, piper të kuq, vaj ulliri, dhe rozmarinë.Oven Baked Goat- Family Cooking Recipes
  3. E vendosim në një tavë të madhe dhe të thellë furre. E vendosim mirë në tavë në mënyrë që mishi të qëndrojë brenda tavës.
  4. Do e pjekim mishin në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për rreth 2 orë e 30 minuta. Shikojeni vetë në varësi të peshës së mishit që do piqni dhe furrës suaj. Keci duhet të marri ndjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe dhe kur e çpojmë mishin me pirun duhet të dali lehtësisht.
  5. Do të shtojmë edhe patate të pastruara dhe të prera në copa të mëdha në mënyrë që të mos shpërbehen.Unë i vendosa patatet orën e fundit të pjekjes së mishit. Nëse do përdorni patate të vogla edhe më mirë, i lëmë ashtu pa prerë. Patatet janë sipas dëshirës nqs i shtoni apo jo, por mbeten një shoqëruese shumë e mirë për mishin.
  6. Në varësi të furrës që keni ju do të zgjidhni ta mbuloni apo jo mishin. Në fund të gatimit mishi do të rezultojë i butë në brendësi dhe krokant jashtë.Oven Baked Goat- Family Cooking Recipes
  7. Shoqërojeni me sallata të freskëta të stinës, xaxiq, dhe vere të kuqe cilësore.

 

Ju bëftë mirë!Oven Baked Goat- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment