Torta me Krem Djathi është një ëmbëlsirë shumë e shijshme për ditët e nxehta të stinës së verës. Ne duam të ndajmë me ju këtë Non-Bake Cheesecake Recipe-Receta e Tortës Pa Pjekje Me Krem Djathi, shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe perfekte për çdo vakt në familje. Ne do ju tregojmë sot dy mënyra të servirjes së kësaj recetë, dhe si të përgatisni në vetëm 5 minuta një reçel shumë të shijshëm për të shoqëruar tortën tuaj me Krem Djathi.
Përbërësit
Për bazën e Cheese Cake
- 200 g biskota
- 100 g gjalp i shkrirë
Kremi për mbushjen
- 250 g krem djathi Filadelphia
- 300 g qumësht i kondesuar
- 200 ml pana për ëmbëlsira
- 2 lugë kos grek
- 2 lugë lëng limoni
- Fruta të freskëta ose reçel
Përgatitja
- Përgatisim bazën duke grirë në një grirëse me korent biskotat.
- Pas kësaj i hedhim në një tas dhe shtojmë gjalpin e shkrirë.
- Këtë përzierje e shtrojmë në një tavë të veshur me letër furre që mbulon edhe anët e tavës.
- Ngjeshim bazën e biskotave me anë të 1 luge në mënyrë që të formojmë 1 shtresë biskote uniformë.
- E fusim në frigorifer që të forcohet dhe nisim me kremin. Në 1 tas të madh, përziejmë kremin e djathit Filadelphia me kosin grek dhe qumeshtin e kondesuar.
- Veç në një tjetër tas, rrahim panën dhe e bashkojmë me kujdes me përzierjen e kremit të djathit, shtojmë dhe lëngun e limonit.
- Këtë krem e hedhim mbi shtresën e biskotës dhe e rregullojmë të shpërmdahet mirë . E fusim ëmbëlsirën në frigorifer për 3 orë ose një ditë përpara se ta servirim.
- Përpara servirjes e zbukurojmë me fruta të freskëta ose recelin që preferojmë.
Ju bëftë mirë!
Si të përgatisim Tortë me krem djathi për të servirur për një person.
Përgatisim kremin si më sipër. Përgatisim edhe bazën e biskotave dhe e ndajmë në gota servirje, një gotë për çdo person. Hedhim kremin dhe i fusim në frigorifer deri në momentin e servirjes. I zbukurojmë sipas dëshirës.
Si të përgatisim në 5 minuta reçelin për shoqërimin e Cheesecake
Përbërësit
- 200 g fruta pylli
- 50 g sheqer
- Lëng limoni 2 lugë
Përgatitja
- Hedhim frutat e lara në një tenxhere të vogël, shtojmë sheqerin dhe lëngun e limonit dhe e vëmë në zjarr.
- Sa të fillojë të ziejë, e përziejmë dhe e ulim flakën në minimum.
- E përziejmë here pas here dhe për rreth 5 minuta reçeli është gati.
- E lëmë të ftohet. Reçeli nuk do të dali shumë i ëmbël por ky reçel kombinohet shumë mirë me ëmbëlsirën tonë.
Lutem për çdo pyetje mos hezitoni të plotësoni formën më poshtë. Ne do ju përgjigjemi sa më shpejt.
Faleminderit që na zgjodhët sërish. Mos hezitoni ta ndani këtë recetë me miqtë tuaj.