Mashed Potatoes Meatballs-Qofte me Patate Dhe Djath

Qofte me Patate Dhe Djath është një recetë shumë e shijshme për tu përgatitur për fëmijët dhe gjithë familjen. Këto qofte mund ti konsumoni si një antipastë gjatë një vakti, mund ti shërbeni si ushqim për piknik, apo edhe për të shoqëruar një aperitiv.
Gjithashtu mund ti gatuani edhe për festa në familjë apo bankete, të cilat shijojnë më së miri edhe kombinuar me salcat tuaja të preferuara.
Përbërësit janë të thjeshtë, është një recetë vegjetariane me bazë perimet, djath, dhe vezë.

Ju mund të provoni edhe këto qofte për stinën e vjeshtës.

Baked Corn Fritters-Qofte Me Misër, Ton, dhe Patate

Baked Meatballs And Potatoes-Qofte me Patate Të Furrës

Chickpea Meatballs Recipe-Qofte me Qiqra

Baked Cauliflower Meatballs-Qofte Me Lulelakër Të Furrës

Përbërësit

  • 300-400 g patate të ziera
  • 1-2 kungulleshka
  • 2 vezë
  • 3 lugë djath parmigiano të grirë
  • 50 g djath i bardhë
  • 1 tufë majdanoz ose kopër
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • Bukë e thërrmuar

Përgatitja

  1. Si fillim do të lajmë mirë patatet dhe i vendosim në një tenxhere të mbuluara me ujë të ftohtë. Do i ziejmë për 15-20 minuta sa të shikojmë që piruni hyn lehtësisht në to.
  2. Ndërkohë do të grijmë edhe kungulleshkën me rende, shtojmë pak kripë dhe e vendosim në një kullesë të largojmë ujin e tepërt.
  3. Pasi i ftohim pak pas zierjes, do i pastrojmë lëkurat dhe i shtypim patatet në një shtypëse pureje.
  4. Patatet e shypura i vendosim në një tas, dhe aty shtojmë edhe gjithë përbërësit e tjerë. Pra do të shtrydhim kungulleshkën me duar dhe e shtojmë tek patatet, shtojmë vezët, djathrat e grirë dhe thërrmuar, erëzat, dhe vaj ulliri dhe I përziejmë mirë.Mashed Potatoes Meatballs-Family Cooking Recipes
  5. Me brumin e përgatitur do të formojmë toptha të vegjël si arrë, ose edhe më të mëdhenj nëse doni kështu.
  6. I kalojmë nga jashtë në bukë të thërrmuar, dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
    Do i pjekim për rreth 20 minuta në furrë të parangrohur më parë në 200 gradë. I pjekim sat ë marrin një ngjyrë të artë të bukur.Mashed Potatoes Meatballs-Family Cooking Recipes
  7. I servirim qoftet të ngrohta ose në temperaturë ambienti shoqëruar me salcën, apo sallatën që ju pëlqen.Mashed Potatoes Meatballs-Family Cooking Recipes
    Ju bëftë mirë!Mashed Potatoes Meatballs-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment