Krostatë Me Maskarpone Dhe Ҫokollatë është një ëmbëlsirë shumë e shijshme për tu shijuar në çdo rast, si në përditshmëri ashtu edhe për festa apo bankete në familje. Receta është e thjeshtë dhe me përbërës që zakonisht i kemi në frigorifer të gjithë.
Ndryshe nga krostatat e tjera që kemi ndarë me ju, këtë radhë po sjellim një version më të lehtë dhe të shëndetshëm të brumit frolla.
Zgjodhëm të bëjmë një brum frolla me vaj dhe jo me gjalp për të ulur disi sasinë e kalorive, duke qenë që maskarpone ka goxha kalori.
Maskarpone është një përbërës që sjell delikatesë në recetat që e përdorim. Ju mund të eksploroni blogun tonë për më shumë receta me maskarpone, ndërkohë mund të provoni,
Përbërësit
Për brumin
- 1 vezë
- 130 g sheqer
- 100 ml vaj misri
- 300 g miell 00
- 1 lugë çaji Fryrës për ëmbëlsira
- Pak kripë
- Lëkurë limoni e grirë
Për kremin
- 500 g krem djathi maskarpone
- 2 vezë
- 100 g sheqer
- 70 g çokollatë në copëza
Përgatitja
- Si fillim, do të përgatitim brumin duke përzierë në fillim vezën me sheqerin dhe vajin. Aty do të shtojmë edhe pak kripë dhe lëkurën e grirë të limonit.
- Më pas do të shtojmë miellin të përzierë me fryrësin e do të bëjmë brumin.
- E lëmë brumin të pushojë për 15-20 minuta në frigorifer dhe ndërkohë do të formojmë kremin pë mbushjen e tartës. Këtë lloj brumi mund ta hapni direkt ose ta lini në frigorifer për ta ruajtur për më vonë.
- Hapi tjetër, duhet që të përziejmë maskarponen, sheqerin dhe vezët me një rrahëse teli në një tas qelqi, sa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë edhe çokollatën në copëza.
- Pasi kemi kremin gati, marrim një formë pjekje për krostata dhe e veshim me letër furre fundin e saj në mënyrë që të na lehtësohet puna, kur ta nxjerrim ëmbëlsirën nga tava.
- E vendosim brumin në një suprinë të spërkatur me miell dhe me ndihmën e një ruli do e hapim brumin në një petë.
- Petën e vendosim në tavë. I rregullojmë anët dhe pjesën e mbetur të brumit do ti bëjmë shirita që ti vendosim sipër saj.
- Pra, pasi sistemojmë petën në tavë, shtojmë kremin e mascarpones dhe sipër vendosim brumin shirita të kryqëzuar.
- Do ta pjekim krostatën në 180 gradë për 45-50 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
- Pasi e nxjerrim nga tava, e kalojmë në një pjatë për krostata dhe e shërbejmë të prerë në copa.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.