Marinated Raw Anchovies-Alici Të Marinuara Me Limon

Alici apo Açuge të marinuara me limon është një pjatë peshku, e cila shijon më së miri sa herë duam të konsumojmë menu me prodhime deti. Përvec një vakti të plotë, kjo pjatë mund të përdoret edhe si një antipastë për të shijuar një gotë me miqtë.
Receta është shumë e thjeshtë, por kushti primar është të blemë peshk të freskët tek dyqani ynë i besuar i peshkut duke qenë se peshkun do e konsumojmë të pa gatuar.
Gjithashtu, për sigurinë tonë ushqimore mirë është që peshku të qëndrojë 24 orë në ngrirje.
Përgatitja e kësaj recete ka dy hapa, përgatitja e marinimit dhe pastrimi i açugeve.

Ju mund të provoni edhe Linguine me Alici.

PërbërësitMarinated Raw Anchovies-Family Cooking Recipes

  • 500-600 g Açuge
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • majdanoz i freskët
  • 150-200 ml vaj ulliri
  • 200 ml lëng limoni (lëngu i 6-7 limonave)
  • kripë, piper i zi, piper i kuq
  • spec djegës i freskët (fakulattive)
  • 2-3 lugë uthull e bardhë

Përgatitja

  1. Si fillim do të pastrojmë aliçit. Kështu do u heqim kokat, pjesën e zorrëve dhe shtyllën kurrizore duke i hapur fileto si libër.
  2. I lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të kullojnë mirë nga uji. Ndërkohë përgatisim dhe marinimin.
  3. Si fillim në një blender apo grirëse kuzhine do të shtojmë majdanozin, hudhrën, një pjesë të vajit të ullirit dhe lëngut të limonit, kripë dhe piper dhe i frulojmë të bëhet një masë.
  4. Do e përziejmë edhe me pjesën tjetër të lëngjeve të marinimit.
  5. Presim edhe specin djegës në copa.Marinated Raw Anchovies-Family Cooking Recipes
  6. Aliçet e pastruara do i vendosim në një pjatancë apo vasketë, do i shtojmë specin djegës, piperin e kuq dhe shtojmë marinimin e përgatitur sipër. Do e mbulojmë enën mirë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një natë.
  7. Aliçet i shërbejmë të freskëta direkt nga frigoriferi duke i kulluar nga marinimi i tepërt dhe servirur në një pjatë të hapur. Duhet ti konsumojmë menjëherë pasi nxirren nga frigoriferi. Mund ti ruajmë në marinimin e tyre të mbyllura brenda në frigorifer për 1-2 ditë.

U Bëftë Mirë!Marinated Raw Anchovies-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment