Mandarin Orange Jam Recipe-Reçel Mandarine

Edhe pse përgatitja e reçeleve të ndryshëm i përket më tepër stinës së verës dhe vjeshtës për shkak të larmisë së frutave që gjejmë të freskëta në këto dy stinë, edhe në stinën e dimrit kemi ende mundësi të përgatisim reçel shumë të shijshëm me fruta të stinës. Reçeli i Manderinës që do sjellim sot është një recetë shumë e thjeshtë dhe plot shije për tu shijuar në mëngjeset tona apo për tu përgatitur për përgatitjen e krostatave dhe tortave të ndryshme.
Për të përgatitur një reçel cilësor duhet të përdorim gjithmonë fruta të pjekura, të ëmbla dhe jo të trajtuara me kimikate dhe pesticide. Në këtë recetë unë përdora mandarinat e rritura në kopështin e shtëpisë time.

Manderina është një nga agrumet plot aromë dhe e pasur në vlera të larta të vitaminës C duke siguruar 32% te vlerave ditore për këtë  vitamin. Mandarina është 85% ujë, 13% karbohidrate, dhe një  pjesë  e papërfillshme yndyrnash dhe proteinash.

Ju mund të provoni edhe receta me fruta të tjera reçeli të përgatitura në shtëpi duke vizituar Blogun Tonë.

PërbërësitMandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 kg mandarina të freskëta organike
  • 750 g sheqer
  • 250 ml ujë
  • ½ kokërr limoni lëngu

Përgatitja

  1. I lajmë manderinat dhe i pastrojmë nga lëkurat.Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do i presim manderinat në mënyrë tërthore në mënyrë që të ndahen copat natyrale të frutit.
  3. Një pjesë të lëkurave, ato më të mirat i presim në rripa te hollë dhe do i përdorim për të aromatizuar reçelin tonë.Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në një tenxhere të hapur dhe të cekët do të shkrijmë sheqerin me ujin sa të krijohet një shurup.
  5. Lëkurat i zjejmë në një tenxhere me ujë që vlon për 10 minuta që ato të humbasin hidhërimin. I heqim dhe vendosim në ujë të ftohtë. Do ta përserisim 2 herë këtë proçes.Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Në tenxheren e shurupit do të shtojmë manderinat e copëtuara dhe lëkurat e kulluara nga uji. Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking RecipesE përziejmë dhe do ta gatuajmë reçelin në zjarr të ulur për 30-45 minuta duke e përzierë here pas here. Ju do ta shikoni vetë se sa të trashë e doni reçelin tuaj. Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking RecipesNë fund do të shtojmë lëng limoni.Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E hedhim reçelin në kavanoza qelqi të pastër, ashtu siç është i nxehtë dhe i mbyllim.Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes I kthejmë përmbys derisa të ftohen komplet. Nqs doni mund ti zjeni kavanozat me reçel në banjomari për 20 minuta. Ruajeni reçelin në vende të thata dhe të freskëta.

Ju bëftë mirë!Mandarin Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke provuar, komentuar dhe pyetur për recetat tona. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment