Liver And Pasta-Tavë Mëlçi Dhe Makarona

Tavë Më Mëlçi Dhe Makarona është një recetë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Kjo tavë është një zgjidhje shumë e mirë për një pjatë të dytë në drekë apo darka tona gjatë javës. Gjithashtu është një gatim që mund ta marrim edhe me vete në punë.

Për një recetë edhe më të shijshme dhe të shëndetshme kemi shtuar në recetë edhe perime, të cilat e kanë pasuruar tavën me ngjyra dhe vlera ushqyese.

Unë e kam gatuar këtë recetë me mëlçi keci, por ju mund ta gatuani edhe me mëlçi qengji, pule, apo edhe viçi.

Ju mund të provoni edhe tave Orizi me Mëlçi.

PërbërësitLiver And Pasta-Family Cooking Recipes

  • 1 mëlçi keci ose qengji
  • 1 gotë me makarona të vogla
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 kungulleshkë
  • 2 domate të vogla
  • Kripë, piper, vaj ulliri, rigon, trumzë

Përgatitja

  1. Si fillim, do të lajmë mirë mëlçinë, do e presim dhe vendosim në ujë që të pastrohet mirë nga gjaku. Mund të zgjidhni ta vendosni edhe në qumësht.
  2. Lajmë perimet mirë, i pastrojmë perimet dhe do i presim në kubikë imët të gjitha me radhë.
  3. Në një tigan, do të shtojmë pak vaj ulliri, dhe do të shtojmë qepën duke e kaurdisur për 2-3 minuta sa të zbutet pak.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes
  4. Vijojmë gatimin duke shtuar mëlçinë e kulluar mirë nga uji. Do e kaurdisim bashkë me qepën, dhe kur shohim që ka ndryshuar ngjyrë, shtojmë pak kripë e piper, dhe perimet e tjera në tigan.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes
  5. I shijojmë prapë të gjitha me pak kripë e piper dhe i lëmë të kaurdisen së bashku për pak minuta sa domatja të lëshohet dhe gatuhet.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë makaronat e vogla që kemi zgjedhur për këtë revcetë në tigan. I kaurdisim pak bashkë me perimet dhe shtojmë edhe 2 gota ujë të nxehtë. Do të shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, nëse duhet, rigon dhe trumëz dhe do i lëmë të gatuhen për pak minuta.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes
  7. Masën e hedhim në një tavë balte ose qelqi dhe do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta, sa tava të marri një ngjyrë të bukur të kuqërremtë në sipërfaqe.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes
  8. E nxjerrim nga furra, e ndajmë në pjata dhe servirim menjëherë.Liver And Pasta-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Liver And Pasta-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment