Mishi i qengjit është pjesë e gatimeve tradicionale shqiptare dhe gatuhet në çdo qytet të vendit tonë. Më tepër, është traditë e recetave të Jugut të Shqipërisë, nga ku dhe po sjellim këtë recetë për ju. Kjo recetë përgatitet me melҫi qengji, qepë, oriz dhe erëza. Ne e sugjerojmë si një pjatë të parë për një vakt dreke ose darke, si dhe një zgjedhje shumë e mirë për fundjavë.
Përbërësit për 4 Racione
- 300 g mëlҫi
- 300 oriz
- 2 qepë të njoma
- Vaj ulliri 3-4 lugë
- Nenexhik i njomë ose i thatë
- Kripë e piper, spec i kuq
- 1 lt Lëng mishi ose ujë
Përgatitja
- Presim qepën hollë dhe në një tigan të madh ku kemi shtuar vaj e skuqim me zjarr të mesëm derisa të zbutet.
- Lajmë mëlcinë dhe e presim në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan. E përziejmë për 3- 4 min.
- Shtojmë orizin e pastruar dhe e përziejmë për 2 min.
- Shtojmë ujin e ngrohtë ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10 min. Shtojmë kripë, piper dhe erëzat.
- Ndërkohe e kemi ngrohur furrën në 200 gradë.
- Gjithë masën e hedhim në një tavë qelqi dhe e fusim në furrë për rreth 30 min.
- Orizi do të gatuhet ngadalë në furrë dhe do të dali i butë nga brenda dhe shtresa e sipërme do të jetë bërë kërce.
- Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Nëse keni pyetje apo komente rreth kësaj recete, ju lutem shkruajini më poshtë. Ne do ju përgjigjemi shumë shpejt. Nëse jeni të interesuar për receta të tjera me mish qengji, ju lutem vizitoni Blogun tonë.
Faleminderit që na zgjodhët sërish duke vizituar faqen tone të recetave të gatimit.
Irinda