Lemon And Almond Cookies Recipe-Biskota Me Limon Dhe Bajame

Biskotat janë kategoria e ëmbëlsirave që pëlqehen nga të gjithë dhe ne mund ti përgatisim në qindra mënyra dhe duke përdorur përbërësit që na pëlqejnë. Sot duam të sjellim një recetë të Biskotave Me Limon Dhe Bajame. Receta është shumë e thjeshtë dhe biskotat përgatiten në pak minuta. Nuk ka nevojë të lëmë brumin të pushojë, të hapim petë apo ti presim në forma. Rolin kryesor në këtë recetë e ka limoni që i aromatizon biskotat për një shije të mbrekullueshmë, ndërkohë përdorimi i bajameve te grira, bën që të shtohet shija dhe të dalin të shkrifëta e të buta në përfundim.

Ju mund të lexoni edhe Kekë Të Vegjël Me Limon

Përbërësit

  • 1 vezë
  • 270 g miell për ëmbëlsira
  • 30 g bajame të grira
  • 100 g sheqer
  • 100 ml vaj farash
  • Lëkura dhe lëngu i një limoni të vogël ose ½ limon i madh.
  • ½ pako fryrës për ëmbëlsira
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë.
  2. Në një tas do të shtojmë vezën, vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit dhe sheqerin dhe i përziejmë mirë.
  3. Do të shtojmë bajamet e grira, dhe më pas miellin e përzierë me fryrësin duke përzierë sa të formohet brumi.
  4. Do të marrim një tavë për pjekje dhe do i vendosim një letër furre.
  5. Do marrim brumë me lugë dhe do formojmë toptha të vegjël, si arrë, me pëllëmbët e duarve dhe do i kalojmë në sheqer pluhur përpara se ti vendosim në tavë.Lemon And Almond Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
  6. E vendosim tavën për pjekje në furrën e nxehur për rreth 20 minuta.Lemon And Almond Cookies Recipe- Family Cooking Recipes
  7. I lëmë të ftohen pasi i heqim nga furra dhe më pas i servirim. Mund ti konsumojme me një kafe, çaj, lëng, etj.

Ju bëftë mirë!Lemon And Almond Cookies Recipe- Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizitoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet dhe pyetjet tuaja në formën më poshtë si dhe vlerësojmë nëse do e ndani recetën.

 

Leave a Comment