Kidney Bean Meatballs-Qofte Me Fasule Të Kuqe

Fasulja është një nga bishtajat që nuk mungon në tryezat tona gjatë gjithë vitit, duke u konsumuar qoftë si bishtajë e njomë, kokërr e njomë, por tipike dhe mbretëresha e tavolinave tona ngelet fasulja e thatë dhe gatimi tradicional i saj në ditët e ftohta të vjeshtës, dimrit apo pranverës. Sot duam ta sjellim pak ndryshe fasulen e thatë, duke prezantuar një recetë të shijshmë, Qoftet Me Fasule Të Kuqe.  

Fasulja njihet për vlerat e saj të larta ushqyese, dhe aplikohet në dietën ushqimore të çdo moshe, që nga fëmija e hershme. Si gjithë bishtajorët, fasulja është e pasur me proteina dhe karbohidrate. Në këtë recetë ne kemi përdorur fasulen e kuqe, por ju mund të përdorni cilindo varietet të dëshironi. Nëse konsumojmë 100 gram fasule të kuqe të gatuar, arrijmë të marrim 530 kalori dhe një sasi të konsiderueshme të nevojave tona ditore në minerale dhe vitamina. Kështu fasulja mbetet një burim i pasur i nevojave tona ditore për proteina (mbi 20% te nevojës ditore), folate (33%), hekur (22%), forfor (20%), si dhe në vlera më të moderuara të sasisë sonë ditore për bakërr, magnez, zink, tiaminë, Vitamin C, K, E dhe B6.

Qoftet e sotme do i gatuajmë të furrës, të cilën e konsiderojmë mënyrë edhe më të shëndetshme, por ju mund të zgjidhni edhe pjekjen me skuqje.

Ju mund të lexoni edhe recetën të ngjashme qoftesh

Qofte Me Kungulleshka Dhe Mish Viçi

Qofte Me Lëng

 

PërbërësitKidney Bean Meatballs- Family Cooking Recipes

  • 250-300 g fasule të kuqe të gatuara
  • 1 vezë
  • 50 g bukë e thërrmuar, ose 1 fetë buke, si dhe bukë tjetër e thërrmuar për ti lyer qoftet nga jashtë.
  • 50 g djath parmigiano i grirë
  • 1 lugë majdanoz i freskët i grirë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

 

  1. Do të vendosim fasulet në ujë një natë më parë ose disa orë përpara se ti gatuajmë, i shpëlajmë mirë, dhe i vendosim në një tenxhere me presion, të mbuluara me ujë të ftohtë, dhe i gatuajmë për 20-30 minuta, në varësi dhe të tenxheres që keni. Ju mund të gatuani më shumë dhe një pjesë ti përdorni për këtë recetë.
  2. Pasi ziejnë dhe i kullojmë nga uji, fasulet  ziera kokërr do i shtypim me një shtypëse puresh, për ti përzierë më pas me githë përbërësit ë tjerë.
  3. Mund edhe ti frulojmë të gjithë përbërësit bashkë në një grirëse kuzhine, ku do të shtojmë fasulet e ziera, vezën, djathin e grirë, bukën e thërrmuar, majdanozin, 2-3 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper. Nëse bukën e thërrmuar doni ta zëvendesoni me bukë normale, do e vendosim fetën e bukës më parë në ujë apo qumësht të zbutet dhe më pas e shtrydhim dhe e shtojmë te përbërësit e tjerë.
  4. Ndezim furrën të nxehet në 200 gradë.
  5. Me brumin e qofteve do të formojmë qofte duke u dhënë formë të rrumbullakët me dorë dhe do i kalojmë më pas në bukën e thërrmuar.Kidney Bean Meatballs- Family Cooking Recipes
  6. Në një tavë pjekje do të vendosim letër pjekje furre, dhe do i vendosim qoftet me radhë në tavë. Do i pjekim në 200 gradë, për 20-25 minuta sa të marrin ngjyrën e artë.Kidney Bean Meatballs- Family Cooking Recipes
  7. I lëmë të ftohen dhe i shërbejmë të ngrohta ose dhe në temperaturë ambienti, bashkë me një sallatë, antipastë djathrash, dhe një gotë nga vera juaj e preferuar.

Ju bëftë mirë!Kidney Bean Meatballs- Family Cooking Recipes

 

Faleminderit që vazhdoni na ndiqni. Jeni të mirëpritur të ndani recetën, si dhe të lini komentet apo pyetjet tuaja në formën më poshtë.

 

Leave a Comment