Kadaif With Coconut-Kadaif Me Arrë Kokosi

Dhjetori konsiderohet muaji i festave dhe ëmbëlsirat nuk mungojnë në tavolinat tona, në të gjitha llojet, biskota, ëmbëlsirat me lugë, kekët dhe tartat e ndryshme, ëmbëlsirat me sherbet, etj. Ne do të ndajmë në mënyrë të rregullt receta ëmbëlsirash gjatë gjithë këtij muaji, dhe sot duam të sjellim Kadaif Me Arrë Kokosi. Një mënyrë paksa ndryshe nga receta tradicionale që kemi ndarë më ju pak ditë më parë. Shija delikate e arrës së kokosit na sjell një shijë ndryshe të kadaifit, një ëmbëlsirë e përkryer për festa. Kjo gjithashtu është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë ata persona që duan të konsumojnë kadaif por janë alergjik nga frutat e thata, si arra, dhe kështu duke përdorur arrën e kokosit do të ëmbëlsojmë familjarët tanë me ëmbëlsirat e tyre të dëshiruara.

PërbërësitKadaif With Coconut-Family Cooking Recipes

  • 500 g kadaif i freskët
  • 200 g arrë kokosi e grirë e tharë
  • 150 g gjalpë

Për sherbetin

  • 1 kg sheqer
  • 750 ml ujë
  • 1 lugë lëng limoni
  • Lëkurë limoni për shije

Përgatitja

  1. Kadaifin e marrim me kujdes duke ndjekur fijet në mënyrë që të mund ta rrotullojmë me lehtësi.Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes
  2. E marrim pjesë pjesë dhe shtojmë arrën e kokosit. E mbështjellim role dhe e vendosim në tavë me radhë. Vazhdojmë kështu deri në përfundim.Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes
  3. Do të shkrijmë gjalpin, e lëmë të ftohet pak dhe ja shtojmë kadaifit sipër duke e shpërndarë mirë sipër çdo roleje kadaifi.Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes
  4. E pjekim kadaifin në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta. Duhet të kujdesemi të mos piqet më tepër seç duhet, pra të skuqet shumë. Duhet të marri ngjyrë të kuqërremtë të bukur. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet .Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë bëjmë sherbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e përziejmë sa të tretet. E lëmë të vlojë për 2 minuta dhe i shtojmë brenda lëkurë limoni për aromë. Duhet që kadaifi të jetë i ftohtë ose i vakët kur ne të shtojmë sherbetin. Sherbetin e lëmë pak për disa minuta dhe ja hedhim kadaifit me një garuzhde.Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes
  6. Duhet që sherbeti ta mbulojë kadaifin plotësisht që ai të zbutet. E mbulojmë tavën dhe e lëmë të zbutet. E servirim sipas dëshirës .

Ju bëftë mirë!Kadaif With Coconut-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar faqen tonë. Opinionet tuaja na ndihmojnë të bëjmë më mirë punën tonë dhe të ndajmë më shumë informacion të vlëfshëm për ju. Jeni të mirëpritur të shprehni mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment