How To Make Russian Salad- Si Të Përgatisim Sallatë Ruse

Sallata Ruse është një nga gatimet që na shoqëron gjithmonë në drekat apo darkat festive, një kombinim i përkryer i majonezës me perime të ndryshme dhe aromatizuar me majdanoz të freskët. Kjo sallatë, plot kalori, është një shoqëruese shumë e mirë e gatimeve me bazë mishi viç, pulë, etj. Ne po ju përcjellim Si Të Përgatisim Sallatë Ruse, nëse doni ta përgatisni në një nga këto ditë vjeshte.

PërbërësitHow To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes

  • 100 g fasule të thata plaqi
  • 100 g bizele
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 300 g majonezë
  • 2-3 kastravec të vegjël turshi dhe speca turshi në qoftë se i preferoni
  • Kripë, majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Nisim me fasulet të cilat pasi i kemi lënë në ujë të ftohtë për disa orë, i zjejmë me zjarr të ngadaltë derisa të zbuten. Ujin e zjerjes së parë e ndërrojmë dhe e zëvendësojmë me ujë të ngrohtë.
  2. Do të na duhet rreth një orë zjerje, por duhet të shihni vet sepse fasulet ndryshojnë.
  3. Ndërkohë zjejmë edhe përbërësit e tjerë si bizelet, karrotat dhe patatet e prera në kubik të vegjël, në ujë të valuar me kripë. Duhet që perimet të jenë të buta por ta ruajnë formën.How To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes
  4. I lëmë të gjitha perimet dhe fasulet të ftohen plotësisht. Fasuleve u shtojmë pak kripë duke qenë se i kemi zier në ujë pa kripë, pasi kripa ngadalëson zierjen e tyre. Gjithashtu presim dhe kastravecet turshi në kubikë.How To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes
    Rregullojmë sallatën duke i përzier të gjithë përbërësit në një tas të madh. Hedhim një pjesë të majonezës dhe majdanoz të grirë.How To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes How To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes
  5. E përziejmë mirë dhe shtojmë edhe pjesën tjetër të majonezës. E servirim dhe e shoqërojmë me copa buke të thekur. Kjo sallatë mund të konsumohet edhe nga fëmijët.

Ju Bëftë Mirë!How To Make Russian Salad-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni duke ndarë dhe komentuar recetat tona.

Follow us on Facebook and Instagram for our newest and latest recipe.

Leave a Comment