How To Make Mini Pizza- Si Të Bëjmë Mini Pica

Picat janë një nga gatimet me bazë brumi që të gjithë i pëlqejmë, sidomos fëmijët. Përgatitja e tyre është e thjeshtë, dhe ne sot duam të ndajmë me ju Si Të Bëjmë Mini Pica për një vakt në familje apo edhe për festa me fëmijët tuaj. Ne do të sjellim një mënyrë të thjeshtë për mbushjen e pizave, por ju mund ti mbushni si të dëshironi, mjafton të përgatisni brumin si duhet, pjesa tjetër mund të jetë në dëshirën tuaj sipas përbërësve që keni në frigorifer.

 

Calzone Pizza Recipe- Pica Kalcone Tȅ Mbushura Me Kȅrpudha

Best Homemade Pizza Dough Recipe – Receta Më E Mirë E Picave Të Shtëpisë

Përbërësit për brumin

  • 300 g miell 00
  • 160 ml qumësht
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 5 g maja birre e thatë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji rrafsh kripë

Mbushja e Picës

Salcë domate, djath mocarela, 1 spec i kuq, 1 spec jeshil, salçiçe, ullinj.

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

 

Përgatitja

  1. Zëmë brumin për pica siç e kemi shpjeguar dhe më parë në recetën e gatimit të picës. Në fillim ngrohim qumështin pak dhe në një tas të madh bashkë me një sasi të qumështit, do të tresim majanë dhe sheqerin dhe 2 lugë miell dhe bëjmë një brumë të hollë për aktivizimin e majasë. I përziejmë dhe i lëmë të aktivizohet majaja për 15-20 minuta.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes
  2. Pasi kalon koha shtojmë pjesën tjetër të miellit, vajin dhe kripën dhe zëmë brumin, e punojmë mirë dhe e lëmë të vijë në një vend të ngrohtë për 1-2 orë.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes
  3. Koha ka kaluar dhe brumi është dyfishuar. E ndajmë në pjesë të vogla. Unë përdora këtë tavë pirex që e ka formën vet dhe i bëra pjesët e brumit sa një arrë, por ju mund ti bëni edhe më të mëdha dhe ti rreshtoni në një tavë të madhe.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes
  4. Pjesët e ndara të brumit i lëmë të vijnë edhe për 15 minuta. I hapim me dorë, dhe i vendosim në tavë. I hedhim salcë, djath mocarrela, dhe gjithë përbërësit ë tjerë të prerë hollë.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes
  5. I pjekim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 10-12 minuta. Shikojeni vet se varet nga furra. Duhet që anët e brumit të kenë ngjyrë të kuqërremtë.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes
  6. I servirim të ngrohta në një festë me fëmijë dhe të rritur ose dhe me vete në një piknik në natyrë.How To Make Mini Pizza-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar, provuar, dhe komentuar recetat tona. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment