Doughnuts ose petulla të ëmbëla është një recetë e thjeshtë, e cila pëlqehet shumë nga fëmijët dhe të rriturit. Kjo është një petull e skuqur me brum të ardhur, të cilën lehtësisht mund ta përgatisim në shtëpi.
Zakonisht Doughnut është një petull në formë unaze, e dekoruar në sipërfaqe me sheqer apo çokollatë. Mund ti përgatisim edhe në formë numri të mbushura me krem. Këto lloj petullash janë popullore në shumë vende. Mënyra e gatimit është kryesisht me skuqje por mund ti gatuajmë edhe të pjekura në furrë.
Ju mund të provoni edhe Petullat e traditës sonë me Maja, si dhe Petullat me sodë bukë.
Përbërësit
- 500 g miell
- 2 Vezë
- 70 g sheqer
- 8 g maja
- 250 ml qumësht
- 60 g Gjalp i shkrirë
- Pak kripë
- Vanilje
- Vaj misri për skuqje
Për dekorin në sipërfaqe
- 150 g sheqer pluhur
- 20 g Gjalp i shkrirë
- Ujë i vakët sa duhet
- Ngjyrues sipas dëshirës
- 40 g çokollatë
- Sheqer zbukurimi të ndryshëm
Përgatitja
Si të përgatisim brumin e petullave të ëmbëla
- Në fillim do të përziejmë qumështin e vakët me sheqerin dhe majanë e birrës.
- Aty do të shtojmë edhe vezët dhe do ti përziejmë mirë.
- Miellin e sitim dhe e përziejmë me kripën. Do të shtojmë miellin gradualisht tek masa e lëngët.
- Do të bëjmë brumin dhe do ta vendosim në një tas të mbuluar me celofon apo pecetë kuzhine.
- E lëmë brumin të vijë për 2 orë, ose sa të dyfishojë volumin e tij fillestar.
Si ti gatuajmë petullat
- E hapim brumin në një petë me trashësi 1 cm.
- Do e presim brumin në forma unaze rrethore me vrimë në mes dhe do i lëmë petullat të vijnë sërish edhe për 20 minuta të tjera.
- I skuqim në vaj të nxehur për pak minuta, sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë të lehtë. Petullat e skuqura i heqim dhe i kullojmë nga vaji mbi letër kuzhine.
Dekorimi
- Do të pregatisim glasën për dekorin e petullave duke përzierë sheqerin pluhur me 2-3 lugë ujë dhe 1 lugë gjalp të shkrirë. E ngjyrosim këtë masë sipas dëshirës duke e ndarë në disa pjesë (enë të ndryshme) dhe i shtojmë ngjyrat që duam.
- Për glasën e çokollatës do të shtojmë çokollatë të shkrirë. I përziejmë mirë dhe do të zhysim petullat nga njëra anë dhe i vendosim në një pjatë duke u kujdesur që pjesa e zhytur ne çokollatë apo sheqer të qëndrojë lart.
- I zbukurojmë dhe spërkasim me dekorues sheqeri me ngjyra të ndryshme sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Në vlerësojmë opinion tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.