Në këtë artikull do ju tregojmë Si Të Piqni Një Pulë Të Plotë Në Furrë Në Një Tavë Me Kapak në mënyrë të thjeshtë dhe të marinuar si duhet për më tepër shije.
Pula është një nga shpendët që nuk mungon në gatimet e secilës amvisë, por kur e kemi gati një pulë të pjekur ne mund ta servirim atë në plot mënyra për të kënaqur familjen dhe miqtë tanë. Kështu mund ta përdorim mishin e pulës në një sallatë shumë të shëndetshmë me perime të stinës, mund ta shoqërojmë me perime të furrës, pilaf, pure, etj.
Pula që ne kemi demostruar në këtë recetë është një pulë normale, por mënyra që do ju tregojmë për ta përgatitur dhe zbatuar këtë recetë mund të ndiqet nga ju edhe për pjekjen e pulës apo gjelit të detit. Mishi i marinuar dhe pjekur në këtë mënyrë del shumë i shijshëm dhe shumë i butë.
Përbërësit
- 1 pulë e plotë
- 2-3 lugë gjalp
- Kripë, piper, rozmarinë e freskët, manjoranë e freskët, vaj ulliri
- 1 limon (për marinimin do të përdorim lëngun e ½ limon)
- Një tavë qeramike me kapak për pjekje
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”
Përgatitja
- Pulën do ta pjekim me lëkurë në mënyrë që të piqet e butë dhe me lëng. Për këtë duhet ta pastrojmë sa më mirë nga pendët e këqija, duke e fërkuar lëkurën e pulës me limon dhe kripë kokërr madhe. Kujdesemi që lëkurën e pulës mos ta dëmtojmë. E shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm dhe e fshijmë pulën me letër kuzhine.
- Në një tas të vogël do të përziejmë gjalpin e butë në temperaturë ambienti me kripë, piper, erëzat e grira imët dhe lëngun e limonit dhe do na bëhet një masë kremoze.
- Me dorë do të shkëpusim lëkurën e pulës nga mishi lehtë pa e dëmtuar dhe do të vendosim kremin e gjalpit me erëzat duke e fërkuar pulën nga sipër që gjalpi të përhapet në të gjithë pjesën e pulës.
- Pulën nga sipër do e fërkojmë me pjesën e mbetur të limonit e kriposim lehtë, dhe nëse tepron gjalp e lyejmë edhe nga sipër.
- E vendosim në tavën e qeramikës me kapak. Do kujdesemi që të përdorim një tavë që të na nxërë pulën, dhë që pula të qëndrojë e mbledhur në tavë. Sipër do hedhim edhe një fije vaj ulliri për shije.
- Ndërkohë kemi ndëzur edhe furrën të nxehet në 200 gradë.
- E vendosim tavën e pulës të piqet në furrën e ngrohur më parë. Në fillim do e vendosim të piqet për 15 minuta pa kapak. Pasi të kalojë kjo kohë, do të vendosim kapakun dhe do e pjekim pulën në furrë të ventiluar për rreth 1 orë. Mishi do të ngelet i butë, plot lëng, dhe pula do të marri ngjyrën e kuqërremtë.
- Sapo mbaron pjekja, pulën e heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak dhe e shërbejmë të ngrohtë si na pëlqen duke e shoqëruar me sallatat, perimet, pasta, apo oriz si ne dëshirojmë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke komentuar dhe ndarë recetat tona. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.