Homemade Sandwich Bread Recipe-Panine Për Bankete

Panine Për Bankete është një recetë që duhet ta provoni. Unë e kam gauar si me miell normal ashtu dhe integral dhe këto panine janë vërtet të shijshme dhe qëndrojnë të buta për disa ditë.

Mund ti përgatisim një ditë përpara dhe me to të krijojmë sanduiçe apo panine të vogla duke i mbushur dhe shijuar në mënyra të ndryshme për të krijuar një tavolinë plot ngjyra dhe shije për një festë apo banket në familje.

PërbërësitHomemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g miell
  • 250 ml qumesht i vakët
  • 15 g maja birre e thatë
  • 1 lugë sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 vezë
  • 50 ml vaj ulliri

Për në sipërfaqe

  • Një e verdhë veze
  • Fara susami
  • Fara Nigella

Përgatitja

  1. Përgatitja është fare e thjeshtë. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e thatë. Në një pjesë të qumështit tresim majanë dhe e shtojmë në tasin ku kemi miellin.
  2. Shtojmë edhe sasinë tjëtër të qumështit, vezën dhe zëmë brumin. Në fund shtojmë edhe vajin që na ndihmon të bëjmë një mbledhje dhe punim më të mirë të brumit për disa minuta.
  3. Do ta lëmë brumin të vijë për 2-3 orë mbuluar.Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi kalon koha do e punojmë brumin edhe për 2-3 minuta në një tryezë me pak vaj ose miell dhe do ta ndajmë në toptha të barabartë me peshë 40-45 g secila. Për këtë përdorim një peshore kuzhine.Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Marrim një tavë e veshim me letër furre dhe vendosim paninet e rrumbullakosura mirë dhe të distancuara nga njëra tjetra.Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do i mbulojmë dhe do i lëmë të vijnë edhe për 20 minuta.
  7. Pasi kalon koha, do i lyejmë me të verdhën e vezës të përzierë më një lugë qumësht dhe i spërkasim paninet në sipërfaqe me fara susami dhe nigella. Mund edhe mos ti përdorni farat nëse nuk i preferoni.Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 20-25 minuta.
  9. I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen dhe mund ti konsumojmë ashtu si janë në vaktet tona apo ti përdorim për bankete. Janë shumë të shijshme për mëngjes apo piknik.Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Homemade Sandwich Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment