Homemade Rye Bread Recipe-Bukë Thekre

Bukë Thekre është një recetë shumë e shijshme për tu shijuar në familje. Thekra është e pasur me fibra dhe karbohidrate, nje drith plot vlera ushqyese dhe kripëra minerale. Thekra spikat për vlerat e larta në Fosfor, Potasium, Magnez dhe Kalcium.

Kjo bukë mund të konsumohet nga të gjithë në familje, përfshirë edhe personat që vuajnë nga diabeti pasi ndihmon për të pasur vlera normale të glicemisë.

Unë do të ndaj me ju dy mënyra të përgatitjes së kësaj buke. Mund ta përgatisim tërësisht integrale duke përzierë miellin e thekrës me një tjetër miell integral, ose mund të ndërthurim miellin e thekrës me miell integral dhe miell të bardhë. Në secilin rast mund ta gatuajmë me brum të ardhur ose maja, të cilën e përdorim në sasi më të moderuar se recetat e tjera të përgatitjes së bukës.

Buka e thekrës për vetë konsistencën e miellit të thekrës nuk rezulton poroze si bukët e tjera, por e ngjeshur.

Ju mund të provoni edhe Bukë Integrale, apo Bukë pa e ngjeshur brumin.

Përbërësit

Bukë thekre – Mënyra Nr.1

  • 350 g miell thekre
  • 150 g miell integral
  • 4 g maja e thatë
  • 250 ml ujë i vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë

Bukë thekre – Mënyra Nr.2

Për brumin e ardhur

  • 75 g miell 00
  • 1 lugë çaji maja e thatë
  • 50 ml ujë i ngrohtë

Për Bukën

  • Brumi i ardhur
  • 350 g miell thekre
  • 150 g miell integral
  • 250 ml ujë i ngrohtë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë

Përgatitja

Si dhe citova më lart unë kam provuar ta përgatis bukën e thekrës në dy mënyra dhe në të dyja rastet më ka rezultuar shumë e shijshme. Ndryshimi është se te periudha e parë mund të kërkojë një periudhë pak më të gjatë për ardhjen e brumit.

Mënyra e parë

  1. Në mënyrën e parë, do të përziejmë miellin e thekrës, miellin integral, majanë dhe kripën në një tas dhe do të zëmë bukën duke shtuar ujin e ngrohtë gradualisht.
  2. Kur brumi të jetë formuar shtojmë edhe vajin e ullirit pak nga pak duke punuar brumin që të përthithet vaji.
  3. Pasi e punojmë brumin për disa minuta sa të na rezultojë një brumë i butë, do e mbulojmë dhe do e lëmë të vijë për 3 orë derisa buka të dyfishojë volumin.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pas kësaj do e punojmë brumin sërish në një suprinë të spërkatur me miell dhe do i japim formë bukës sipas dëshirës. Mund ta rrumbullakosni ose ta vendosni në një formë ovale të spërkatur me miell, i bëjmë disa prerje në sipërfaqe dhe do e mbulojmë sërish duke e lënë bukën të vijë edhe për 2 orë të tjera.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Buka e thekrës është goxha e ngjeshur dhe e ruan formën që do i jepni. Mund edhe ta përgatisim brumin në mbrëmje dhe ta lëmë për gjithë natën në frigorifer dhe ta pjekim të nesërmen.
  6. Bukën e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 30-35 minuta. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e presim në feta për ta shërbyer sipas dëshirës.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Mënyra e dytë

Ndryshe nga sa më lart, për këtë mënyrë preferova ta zë një brumë të parë me miell 00 duke e përdorur si brumë të ardhur për bukën tonë.

  1. Kështu në një tas do të përziejmë majanë me miellin dhe do të shtojmë ujin e ngrohtë. Do të zëmë një brumë pa e punuar shumë, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë 20-30 minuta.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Në një enë do të përziejmë miellin e thekrës, miellin integral, kripën, dhe do të shtojmë brumin e ardhur. Do të fillojmë të zëmë brumin e bukës duke shtuar ujën e ngrohtë gradualisht. Në fund shtojmë edhe vajin e ullirit.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do ta punojmë brumin sa të përftojmë një brumë të butë. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë 2-3 orë sa të dyfishojë volumin.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pas kësaj, e hedhim brumin në një suprinë të spërkatur me miell, e punojmë pak dhe i japim formë duke e vendosur në enën që do e pjekim. Enën e lyer me vaj e pudrosim me miell, vendosim bukën i bëjmë disa prerje në sipërfaqe, e pudrosim me miell dhe e lëmë të vijë edhe për një orë.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 30-35 minuta.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E heqim nga tava, e lëmë të ftohet dhe e presim në feta për ta servirur për mëngjes, gjatë një vakti, apo për të përgatitur vaktin për fëmijët tuaj në shkollë.Homemade Rye Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment