Homemade Raspberry Cake Recipe-Kek Me Mjedra

Torta me Mjedra e Gatuar në Shtëpi  është një recetë e lehtë plot shije dhe delikatesë të frutave të mjedrës, për një mëngjes të shëndetshëm shoqëruar me kafe, çaj ose lëng frutash, por mund ta shërbejmë edhe si ëmbëlsirë pas një vakti.

PërbërësitHomemade Raspberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2 vezë
  • 150 g sheqer
  • 100 g gjalp i shkrirë ose vaj misri
  • 250 ml kos natyral ose me fruta
  • 250 g miell 00
  • Lekurë limoni e grirë
  • Vanilje
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 200 g mjedra

Përgatitja

  1. Nxehim furrën në 180 gradë.
  2. Në një enë të vogël vendosim gjalpin të shkrijë dhe e lëmë mënjanë të ftohet.
  3. Në një tas të thellë, me ndihmën e një rrahësi elektrik, rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë.
  4. Shtojmë gjalpin e shkrirë, që e kemi në temperaturë ambienti. Vazhdojmë përzierjen, shtojmë kosin, aromat dhe në fund miellin e përzierë me fryrës ëmbëlsirash dhe të situr.
  5. E përziejmë me kujdes që të na bëhet një masë homogjene. Shtojmë edhe mjedrat e lara dhe të thara nga uji me letër kuzhine.Homemade Raspberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E përziejmë me delikatesë që frutat të mos prishen. E hedhim brumin në tavë 22-24 cm të lyer me gjalp dhe miell. Sipër i vendosim disa mjedra që i kemi lënë veç.Homemade Raspberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim kekun në furrën e nxehur më parë në 180 gradë për rreth 40-45 minuta. Bëni provën me kruajtëse dhëmbësh. Pasi të piqet e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. E zbukurojmë me sheqer pluhur. Homemade Raspberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Homemade Raspberry Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit për suportin tuaj duke ndarë dhe komentuar recetën.

Irinda

Leave a Comment